Staroviq në Bruksel: Të vendosur për të qenë anëtar në BE, presim çeljen e Kapitullit 3

Nemanja Starović i Marta Kos
Burim: Kosovo Online

Ministri për integrimin europian të Sërbisë Nemanja Staroviq ka thënë sot në Bruksel pas takimit me komisioneren europiane Marta Kos se Qeveria e Sërbisë është fort e vendosur për anëtarësi në BE por që ka pritshmëri se pas dy vite e gjysmë të shkohet deri në çeljen e Kapitullit 3 në procesin negociues.

Staroviq në Bruksel është takuar dhe me drejtorin e përgjithshëm në Drejtorinë e Komisionit Europian për Zgjerim Gert Jan Kopman dhe sikurse tha, në të gjitha takimet ka shprehur vendosmëri dhe pritshmërinë e Qeverisë së Sërbisë. 

“Besojmë se me pak vullnet të mirë nga të tre palët, Qeveria e Sërbisë, institucionet europiane dhe shtetet anëtare që kanë fjalën e fundit, mund të shkohet deri tek çelja e atij Kapitulli në muajin korrik çka që do të na lejonte që në pjesën e dytë të këtij viti të fokusohemi në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme ku do të krijonte parakushtet për çeljen e kapitujve të tjerë negociues deri në fund të këtij viti”, ka thënë Staroviq.

Tek ajo në të cilën gjithashtu gjatë takimeve në Bruksel ka insistuar sikurse tha, është që Sërbia të marrë raportin përfundimtar rreth instrumenteve matëse kalimtare, të ashtuquajturën IBAR.

“Ky është parakusht i nevojshëm për t'u marrë më në fund me mbylljen e atyre kapitujve të negociatave që ishin çelur periudhën e mëparshme në vazhdimin e procesit të anëtarësimit” ka thënë Staroviq.