Staroviq: Sërbia e përkushtuar në rrugën europiane, pritet që BE të njihet me rezultatet e reformave

Starović na 18. sastanku Parlamentarnog odbora za stabilizaciju  i pridruživanje Evropske unije i Srbije (POSP)
Burim: Ministarstvo za evropske integracije Srbije

Ministri i integrimit europian të Sërbisë Nemanja Staroviq në takimin e 18 të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim të Unionit Europian dhe Sërbisë (POSP), tha se vendi i tij vijon punën intensive në përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga proçesi i anëtarësimit.

“Në periudhën e mëhershme treguam vullnet politik të qartë dhe rezultate konkrete në zbatimin e reformave. Veçanërisht e rëndësishme është se kemi marrë opinion pozitiv nga Komisioni i Venecias për paketën e ligjeve të gjyqësorit, çka paraqet konfirmim domethënës që reformat që po ndërmarrim, janë në përputhje me standartet europiane dhe propozimeve nga partnerët tanë europianë” theksoi Staroviq, informon Ministria për Integrimin Europian.

Staroviq vuri në dukje se Sërbia vijon me zbatimin e axhendës së reformave, përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në përputhje me propozimet e OSBE/Odihr, si dhe në forcimin e mëtejshëm të sundimit ligjor dhe institucioneve demokratike.

“Presim që Unioni Europian të njihet me përparimin që ka arritur Sërbia si dhe pa shtyrje të mëtejshme të çeljes së Kapitullit 3, që teknikisht është gati qysh prej dhjetorit të vitit 2021. Procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar në merita, kritere objektive dhe rezultate konkrete”, tha Staroviq.

Ministri shtoi se integrimi gradual i Sërbisë në tregun unik europian është me rëndësi vendimtare për rritje ekonomike, investime të reja dhe përmirësimin e standartit të jetesës së qytetarëve.

“Sërbia është partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm i Unionit Europian. Synimi ynë mbetet anëtarësim me të drejta të plota në BE, por njëkohësisht presim që politika e zgjerimit të marrë dinamikë të re dhe që vendet kandidate që zbatojnë reformat, të jenë të vlerësuara adekuatisht dhe të shpërblehen për rezultatet e arritura”, konkludoi Staroviq.