Staroviq: Sërbia po ndeshet me hipokrizinë e një pjese të mirë të bashkësisë ndërkombëtare

Nemanja Starović
Burim: Print Screen

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviq, ka thënë se Sërbia po përballet me hipokrizinë e një pjese të mirë të bashkësisë ndërkombëtare, pasi siç theksoi ai, një numër vendesh të cilat mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, e kthejnë kokën nga ana tjetër kur bie fjala për integritetin territorial të Sërbisë.

Për TV "Al Xhazira" Staroviq ka thënë se egziston njëfarë shqetësimi sepse prej muajsh Sërbia është në shënjestër të një fushate propagandistike e cila synon ta akuzojë atë në mënyrë të gënjeshtërt se është një lloj përfaqësie ruse në Ballkan dhe vlerësoi se kjo është krejtësisht e pakuptimtë dhe se Sërbia nuk është përfaqësuese e askujt.

"Ne duam politikën tonë e cila është e përqëndruar në dy shtylla-e para është se jemi një vend me neutralitet ushtarak dhe e dyta është se politika jonë është e pavarur", ka theksuar Staroviq.

Ky i fundit shton se kjo nuk do të thotë se Sërbia nuk ka një qëndrim principor në lidhje me luftën në Ukrainë, qëndrim i cili bazohet në vlera të pranuara prej të gjithëve.  

"Këtë e kemi parasysh dhe qëndrojmë me vendosmëri pas integritetit territorial të Ukrainës, e cila natyrisht përfaqësohet nga mënyra e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë jemi përballur me hipokrizinë e një pjesë e konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, ku shumë shtete mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, ashtu sikurse edhe ne, por kthejnë kokën nga ana tjetër kur bie fjala për integritetin tonë territorial madje kërcënojnë duke përkrahur separatizmin në krahinën tonë të Kosovës e Metohisë” është shprehur Staroviq.