Milloviq: Sërbët në Kosovë po i mbijetojnë torturave të vazhdueshme disamujore
Sulmi i dhunshëm në QKS Mitrovica e Kosovës që ndodhi mëngjesin e sotëm është veçse vazhdimi i torturave disamujore me të cilat sërbët jetojnë në Kosovë ku po mbijetojnë dhe përjetojnë, ka thënë ndihmës drejtori i institucionit shëndetësor dhe ish kryekomunari i Zveçanit Dragisha Milloviq.
Ky i fundit thekson se sulmi ndaj QKS Mitrovica e Kosovës paraqet tentativën sesi është bërë edhe me Kishën Ortodokse Sërbe, shëndetësinë në lidhje me veprimet e pretenduara të pandershme.
"Tentuan të përfshinin KOS në punë të pandershme, ndërsa tani po merren dhe me shëndetësinë. QKS është i vetmi spital shumëetnik në zonën qytetare ku kurohen dhe pacientë të tjerë-jo shqiptarë, romët e të gjithë të tjerët. Ne jemi të hapur me të gjithë" ka thënë Milloviq në konferencën për mediat pas sulmit të mëngjesit të sotëm të njësive speciale të Policisë Kosovare në institucionin e këtushëm shëndetësor.
Milloviq kujton se para disa ditësh ka pritur pjestarë të Kfor dhe se janë përgjigjur të gjitha pyetjeve për të cilat kishin interes.
“Kërkuan të vizitojnë spitalin, ishin në repartin e brendshëm dhe të kirurgjisë, u treguam edhe rezervat e ilaçeve, solucionin e infuzionit, gjithçka për ta ishte e parëndësishme. Për gjithçka që kemi folur ka qenë kërcënimi nga katastrofa humanitare dhe që nuk kemi marrë ilaçe, gjithçka nga këto atyre nuk u interesonin. Më shumë theksi ishte tek puna e suksesshme e kësaj qendre institucionale shëndetësore, lyerja dhe ndotja dhe thanë se punonjësit e shëndetësisë ashtu sikurse po tentohet me KOS, janë diçka që duhen akuzuar dhe që duhet thënë se nuk është mirë”, theksoi Milloviq.
Ky i fundit thekson se të gjithë të punësuarit në QKS Mitrovica e Kosovës do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.
Siç thotë ai, është e saktë se punonjësit të cilët erdhën në vendet e tyre të punës ishin të frikësuar, dhe pa edhe gra të përlotura.
Milloviq bëri të ditur se mjekët e kishin të vështirë të hynin në sallë për të shpëtuar jetën e dikujt ndërsa shikonin armët tytëgjata.
"Megjithatë ne do të vazhdojmë të punojmë. Janë kohë të vështira, por sinqerisht shpresoj se dhe këtë do t’a kalojmë pasi mijëra herë e përsërisim, jetojmë në tokën tonë, asgjë të huaj nuk kemi marrë. Ky spital është shtyllë i egzistencës së qytetarëve tanë, nuk ka spital në Gjakovë, Gjilan, Prizren, të gjithë kolegët tanë dhe punonjësit shëndetësorë, janë dëbuar nga vendet e tyre të punës dhe ndoshta dikush do të tentojë që në këtë mënyrë të na frikësojë, që të braktisim vendet tona të punës, por ne do të vazhdojmë të punojmë" ka thënë Milloviq.
Siç thotë ky i fundit, Euleks mëngjesin e sotëm ishte prezent, por i pa-interesuar për gjithçka që ndodhte.
Sipas fjalëve të tij, pyetjes së të punësuarve në QKS se çfarë po ndodhte, efektivët e Euleks nuk i’u përgjigjën.
"Euleks i tillë nuk na nevojitet. Ata nuk kanë qenë as në vendin ku ushtrohej kontroll. Mund të dilnin nga automjetet e tyre dhe se nga një përfaqësues të ishte me njësitë speciale të shikonte se çfarë po bëhej. Ne dëshironim që e para të dëgjonim se çfarë po ndodhte dhe nuk e kam të qartë se përse nuk dolën nga automjetet e tyre ku akomodoheshin 50 metra nga vendi ku po ndërmerrej kontroll-një ose dy të ishin të pranishëm të shikonin se çfarë po ndodhte. Rrini në automobil dhe nuk dini se çfarë po ndodh. Me të tillë pasivitet, nuk na duheni“ ka thënë Milloviq.
Ky i fundit përsëriti se kontrolli u ushtrua nga njësitë speciale të policisë kosovare dhe ROSU me armët tytëgjata por, vazhdoi ai, kishte dhe civilë me pushkë automatike.
0 komentet