Lista Sërbe: Vuçiq edhe sot në Nju Jork e tha qartë se është e nevojshme mbrojtja e sërbëve

Srpska Lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe deklaron se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të KB gjatë fjalimit të presidentit Aleksadar Vuçiq, mund të dëgjohej mesazhi i qartë se pavarësisht gjithë gënjeshtrave të Prishtinës, nevojitet mbrojtja e popullit sërb në Kosovë i cili është i ekspozuar ndaj represionit dhe persekutimit të pafshehur nga ana e institucioneve kosovare.

"Në kohën kur sërbët në Kosovë e Metohi po përballen me presionet më të mëdha nga ana e regjimit antisërb të Albin Kurtit, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara edhe një herë u dëshmua se kush është i vetmi aleat dhe luftëtar i sinqertë për popullin tonë në këto kohë të vështira, ndërsa ky është presidenti Aleksandar Vuçiq", bëhet e ditur në deklaratë.

Sikurse shtohet, pavarësisht gënjeshtrave dhe nënshtrimeve nga Prishtina ndaj këtyre përpjekjeve të mentorëve të tyre për t'i paraqitur si palë konstruktive, sot në mes të Nju Jorkut u dëgjua mesazh i qartë se është e nevojshme të mbrohet populli sërb i cili është i ekspozuar ndaj represionit dhe persekutimit nga ana e institucioneve kosovare dhe lirojë të gjithë sërbët që ndodhen në kazamatet prishtinase të cilët janë njerëz të pafajshëm dhe të nderuar, të burgosur politikë të regjimit në Prishtinë.

“Në emër të popullit sërb të Kosovës e Metohisë, falënderojmë presidentin Vuçiq për luftën luanore për popullin tonë në kushte të pamundura kur populli dhe shteti ynë ndodhet nën presion të pabazë dhe të padurueshëm” thuhet.

Më tej shtohet se sërbët në Kosovë kanë fat dhe shpresë sepse në këto kohë të vështira në krye të Sërbisë ndodhet Aleksandar Vuçiq, e jo ata që ndërsa “sërbët po vuanin e kthyen kokën nga Kosova e Metohia dhe i’a mbathën për në Rumani”.