Stoltenberg: Bashkëpunim i ngushtë mes Ushtrisë Serbe dhe KFOR, u bëj thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq tha se Serbia është një pjesëmarrëse e rëndësishme rajonale dhe partner afatgjatë i NATO-s, duke shtuar se Aleanca vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe mbështet formimi e Asociacionit të Komunave Serbe.
Stoltenberg deklaroi se pas ngjarjeve në Banjskë më 24. shtator, NATO përforcoi trupat e KFOR me 1.000 ushtarë dhe theksoi se ky ishte përforcimi më i madh në dekadën e fundit.
"NATO është e gatshme të ruajë paqen. Unë mirëpres bashkëpunimin e ngushtë të Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it. U bëj thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i veprimeve. Grumbullimi i ushtrisë pranë vijës administrative nuk do të ndihmonte situatën. Unë mirëpres dhe mbështesë formimin e AKS, do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve. Ftoj Beogradin dhe Prishtinën të angazhohen në dialog”, tha Stoltenberg.
Duke thënë se KFOR-i në Kosovë ka dy dekada që garanton një mjedis të sigurt dhe sigurin për të gjitha komunitetet, Stoltenberg tha se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në mënyrë të paanshme dhe nën kujdesin e OKB-së.
"Disa nga anëtarët e NATO-s i mbijetuan sulmeve, dhuna ndodhi në shtator, që nuk mund të lejohet. Ata që e bënë atë duhet të sillen para drejtësisë. Ne mirëpresim gatishmërinë e Serbisë për të bashkëpunuar në këtë drejtim", tha Stoltenberg.
Sipas tij, ai ka biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe NATO-s me presidentin Vuçiq dhe thekson se shembull i mirë i atij bashkëpunimi është puna e përbashkët në kuadër të Programit të Paqes të NATO-s.
“Gjatë takimit biseduam për fillimin sërish të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, i kemi pasur edhe më parë dhe shpresoj se do të mund të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha ai.
Një nga temat, siç tha ai, është lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në këtë kuptim, ai thekson se vazhdojnë të kritikojnë agresionin e Rusisë dhe tregon se Ukraina po hyn në dimrin e dytë të luftës dhe se NATO do të vazhdojë ta mbështesë atë vend.
Duke thënë se NATO bazohet në disa parime, një prej të cilave është sundimi i ligjit, Stoltenberg thotë se çdo shkelje e sundimit të ligjit dhe vrasja e civilëve është e papranueshme.
“Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht se kush është autori dhe kush është përgjegjës”, tha Stoltenberg, duke iu përgjigjur pyetjes nëse përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve në Kosovë, konkretisht ata që qëlluan Dragisha Galjakun, do të jenë përgjegjës.
Ai theksoi se NATO nuk ka mandat dhe as nuk është në Kosovë për të zbatuar ligjet.
“E para që ka reaguar është policia e Kosovës, e dyta EULEX-i, dhe NATO në Kosovë nuk është në aspektin e zbatimit të ligjit, prania jonë është për të garantuar sigurinë, NATO nuk është organ ligjzbatues në Kosovë. Ne kemi shtuar praninë tonë për shkak të rritje të tensioneve dhe dhunës, por të jeni të vetëdijshëm të bindur, sa herë që shohim shkelje të ligjit dhe vrasje të njerëzve të pafajshëm, përgjigja është e njëjtë – përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
A
i thekson se NATO-ja respekton vendimin që Serbia të jetë ushtarakisht neutrale dhe tregon se si e tillë mund të bashkëpunojë me NATO-n.
I pyetur nga gazetarët nëse NATO do të krijojë një mjedis të sigurt dhe do t'u mundësojë serbëve në Kosovë të votojnë më 17 dhjetor, Stoltenberg tha se misioni i NATO-s në Kosovë është i mandatuar të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet pa dallim, por se nuk ka autoritet për të zbatuar ligjet.
“Edhe një herë, prania e NATO-s bazohet në mandatin e OKB-së që na jep një rol të rëndësishëm për të mbrojtur të gjithë njerëzit dhe për të mbrojtur lirinë e lëvizjes së të gjithë njerëzve në Kosovë, megjithatë NATO nuk ka asnjë rol në zbatimin e ligjit. Ne nuk jemi polici, ne jemi një forcë ushtarake”, tha Stoltenberg.
Kur është fjala për mbajtjen e zgjedhjeve, ka theksuar ai, përgjegjësia është pjesërisht e Policisë së Kosovës dhe pjesërisht e EULEX-it.
Ai thotë se NATO-ja është përgjegjëse për paqen dhe sigurinë dhe se në përputhje me situatën dhe tensionet e shtuara, e ngriti nivelin e kujdesit në një nivel më të lartë dhe e rriti numrin e ushtarëve.
Ai theksoi se dje është takuar me pjesëtarët e KFOR-it në bazën e NATO-s në veri dhe është bindur për përkushtimin e forcave për të garantuar sigurinë e serbëve që jetojnë në veri.
Ai tha se NATO ka siguruar edhe 1.000 rezervistë të tjerë për të ngritur sigurinë në një nivel më të lartë.
komentet