Stoltenberg: Formimi i BKS hap thelbësor drejt normalizimit të marrëdhënieve

Jens Stoltenberg i Vjosa Osmani
Burim: Kosovo Online

Do të bëjmë atë që është e nevojshme për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, tha sot në Prishtinë, Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO pas takimit me presidenten kosovare Vjosa Osmani. Ai përshëndeti propozimet e fundit për formimin e BKS, duke deklaruar se do të ishte hap thelbësor drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Prishtinës i bëri të qartë se çdo vendosje e FSK dhe policisë në veri, kërkon koordinim me KFOR.

Ky është takim shumë i rëndësishëm për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon pas asaj që ndodhi në shtator”, ka thënë Stoltenberg, i cili në fillim të fjalimit ka thënë se është i kënaqur që ndodhet në Prishtinë.

Ai ka kujtuar edhe ngjarjet e majit në veri të Kosovës.

“Përsa i përket dhunës në maj dhe shtator, kjo është e papranueshme dhe kjo është arsyeja përse shtuam praninë tonë” tha ai, duke theksuar se NATO nuk është institucion ligjzbatues.

NATO, siç shtoi ai, mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Të dy palët duhet të angazhohen. Përshëndes propozimet e fundit për formimin e BKS, ky do të ishte hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve" tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Gjithashtu tha se çdo vendosje e FSK në veri të Kosovës kërkon koordinim me KFOR dhe tha se NATO ka kohë për të pritur konsultime në rast të ndonjë veprimi të atyre forcave, përfshirë policinë që mund të ndikojë tek stabiliteti.

Anëtarësimi i Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe, shtoi ai, varet nga votat e të gjitha shteteve anëtare.

“Rreth kësaj u diskutua, por siç thashë, nevojiten votat e të gjithë aleatëve dhe anëtarëve të NATO” tha ai.

Presidentja kosovare Vjosa Osmani falenderoi Stoltenbergun për vizitën ku siç tha “në kohë sfidash në aspektin e sigurisë, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë Ballkanin Perëndimor”.

“Liria e Kosovës është rezultat i mbështetjes së NATO. Populli dhe institucionet e Kosovës janë gjithmonë mirënjohëse” ka thënë Osmani.

Kjo e fundit tha se paqja në Kosovë "vijon të kërcënohet nga Sërbia" duke i’u referuar ngjarjes në Banjskë.

“Duhet të trajtohet përgjegjësia e Sërbisë për sulmin e 24 shtatorit, por edhe ndaj pjestarëve të Kfor gjatë muajit maj” ka thënë Osmani, duke thënë se këtë e bërën të njëjtët njerëz. “Roli i NATO dhe Kfor në ndaljen e destabilitetit të Kosovës është vendimtar, por jo vetëm Kosova” ka thënë Osmani duke shtuar se “Kosova dhe NATO janë në njërën anë, ndërsa terroristët në tjetrën”.

Qëllimi strategjik i Kosovës, tha ajo, është anëtarësimi në NATO. 

“Kosova e ka dëshmuar që është partner i besueshëm i NATO. Prej kujdesit të refugjatëve afganë, sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetja ndaj Ukrainës” ka thënë Osmani. 

Përsa i përket dialogut me Beogradin, Osmani tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes, mund të flitet për suksesin e dialogut.

“Më 26 tetor, Kosova ofroi nënshkrimin e marrëveshjeve në lidhje me planin franko-gjerman, në mënyrë që pala sërbe të mos ikte nga detyrimet. Në atë takim Sërbia nuk shprehu dëshirën për të nënshkruar. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se adresa për moszbatimin e marrëveshjes duhet të jetë në Beograd” ka thënë Osmani.