Stoltenberg: FSK nuk kanë mbështetjen e NATO për t‘u armatosur

Beograd_231121_Jens Stoltenberg 01
Burim: Kosovo Online

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg është shprehur se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk kanë mbështetjen e NATO për t’u armatosur ashtu sikurse dhe kalimi i saj në ushtri nuk është mirë, transmeton Blic.

Stoltenberg ka thënë për Tanjug duke i’u përgjigjur pyetjes se përse NATO lejon armatimin e FSK dhe blerjen e dronëve, duke theksuar se NATO ka qenë kundër kësaj.

Pyetjes rreth anëtarësisë së Kosovës në NATO, Stoltenberg ka thënë se çdo vendim për anëtarësi mund të ndërmerret me konsensusin e të gjithë anëtarëve të saj.

"Nëse ndonjë anëtar nuk e njeh Kosovën, kjo në vetvete paraqet problem për anëtarësi, por besojmë se rruga e vetme për zgjidhjen paqësore dhe prosperitet është mbështetja ndaj dialogut nën ndërmjetësimin e BE“ ka thënë ai.

I pyetur rreth rritjes së numrit të patrullave në veri të Kosovës, Stoltenberg ka thënë se NATO ka rritur katër herë më shumë prezencën e vet në veri.

"Kemi shtuar 1.000 ushtarë, mjete të blinduara, pasi pamë rritje të tensioneve dhe dhunës, kur u lënduan 93 ushtarë të Kfor, ku disa prej të cilëve u plagosën rëndë, ndërsa më 24 shtator ishte incident serioz. Kërkojmë prej komandantëve tanë të vlerësojnë nëse duhet të kemi prezencë afatgjatë, presim propozimet e mëtejshme para ndonjë vendimi të mëvonshëm“ ka thënë Stoltenberg.

Pyetjes sesi e interpreton faktin që FSK është e armatosur dhe e dislokuar në veri, Stoltenberg thotë se Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të dallohen nga policia.

“Marrëveshja e vitit 2013 thotë qartë se forcat kosovare nuk mund të ridislokohen në veri të Kosovës, pa konfirmimin e komandantit të NATO dhe gjeneralit turk që aktualisht udhëheq forcat e KFOR. Por policia nuk dakordësohet nën atë marrëveshje, por gjithashtu u kemi shprehur se presim koordinim dhe informim që KFOR të informohet, nëse ka mbikomandime apo kur janë të tilla që ndikojnë në situatën e sigurisë dhe shkaktojnë pasiguri“ ka thënë Stoltenberg.