Stoltenberg: Kërkohet leje për vendosjen e FSK-së në veri dhe për veprimet e Policisë së Kosovës konsultime me KFOR-in
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi sot, pas një bisede me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se marrëveshja ekzistuese ndalon ardhjen e FSK-së në veri pa pëlqimin e KFOR-it dhe kërkoi konsultime në lidhje me veprimet e Policisë së Kosovës që mund të kërcënojnë sigurinë.
Duke kujtuar marrëveshjen që ndalon ardhjen e FSK-së në veri të Kosovës pa pëlqimin e KFOR-it, ai ka kërkuar konsultime në lidhje me veprimet e Policisë së Kosovës që mund të cenojnë sigurinë.
“Në përputhje me obligimin e Prishtinës nga viti 2013, çdo vendosje e FSK-së në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it dhe presim konsultime me kohë dhe domethënëse për çdo veprim të FSK-së, Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”, shpjegoi ai.
Ai nënvizoi se ky nuk është një kusht i ri dhe se çdo vendosje e forcave speciale kërkon pëlqimin e KFOR-it dhe se ka nevojë për koordinim dhe konsultim të ngushtë ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe komandantëve të KFOR-it.
Ai tha se Aleanca mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në takimin në Bruksel dhe shtoi se pret që pala prishtinase do të "tregojë se është një palë e përgjegjshme që vepron në mënyrë konstruktive për të mirën e sigurisë euroatlantike".
Ai ka theksuar se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Stoltenberg tha se mirëpret takimin mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtit në Bruksel javën e ardhshme, duke theksuar se ky takim është “një mundësi që Kosova të tregojë se është një palë e përgjegjshme që vepron në mënyrë konstruktive në të mirë të sigurisë euroatlantike”.
Duke folur për situatën në veri, ai ka theksuar se KFOR-i vazhdon ta monitorojë situatën.
"Stabiliteti i rajonit dhe siguria e trupave të KFOR-it varet nëse të gjitha palët respektojnë detyrimet ekzistuese," tha ai.
Stoltenberg inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që t'i përmbahen obligimeve të tyre.
"Ne mirëpresim hapat e fundit të Prishtinës për të ulur tensionet, duke përfshirë reduktimin e trupave dhe planet për zgjedhje. Është thelbësore të shmanget çdo eskalim i mëtejshëm. Inkurajojmë të dyja palët të veprojnë në përputhje me angazhimet e tyre," tha Stoltenberg.
komentet