Graovac: Vetëm përmendja e FSK në veri është rrugë drejt eskalimit

KBS
Burim: Fejsbuk/Aljbin Kurti

Sërgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social thotë se edhe përmendja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, pale më planifikimi që forcat të instalohen aty, është rrugë e sigurt për eskalimin e situatës, ndërsa kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit Velko Odalloviq e shikon kryeministrin kosovar Albin Kurti si njeriun e incidenteve dhe të vetmin përgjegjës për krizën aktuale, shkruan Kurir.

Graovac beson se instalimi i mundshëm i FSK në veri kërcënon direkt sigurinë e sërbëve.

“Është e qartë se shqiptarët po punojnë në formimin e ushtrisë. Është gjithashtu e qartë se kanë plan për të eliminuar çdo kompetencë të faktorit të huaj në K&M” tha Graovac.

Ministri i ri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci pranoi publikisht se po bëhen përpjekje politike për heqjen e ndalimit të pranisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR, ndërsa Graovac thotë se kjo deklaratë tregon se Prishtina po synon direkt që t'i marrë kompetencën KFOR-it, i cili në veri të K&M është e vetmja forcë e armatosur për sigurinë.

“Kfor ndaj kësaj nuk reagon dhe me këtë rast e pyesim se me heshtje a i miratojnë qëllime të tilla. Kurti kushedi se për të disajtën herë demonstron se nuk është në interesin e tij të de-eskalojë dhe se vazhdimisht kërkon justifikime për të mbajtur tensionet” paralajmëron Graovac.

Odalloviq thotë për Kurir se Kurti bëri gjithçka që shkaktoi incidente, provokime, lëndime, arrestime, imponim brutal të një historie.

"Kurti është njeri i incidenteve dhe e bën vazhdimisht. U kthye në terror institucional, në godinat komunale futi këta pjesëtarë të njësive speciale me armë tytëgjata. Okupoi hapësirën e veriut të K&M dhe vendosi terror në këtë institucion" thotë Odalloviq.

Terror tjetër i ndërmarrë nga Kurti, siç tha Odalloviq, është ai gjyqësor, ku arrestohen dhe ndalohen personat me shumë pak informacione se çfarë i pret.

“Burgjet janë plot me sërbë të arrestuar nga Kurti para disa muajsh. Kurti instaloi këta krykomunarë pavarësisht gjithçkaje, sjell policinë dhe mbyll rrethin. Kjo zgjati në një kohë pa asnjë efekt. E më pas shkoi më tej dhe këta kryekomunarë të njëjtë i vendosi në funksion të terrorit që vetë ndërmori. Filloi me ndalesa të ndryshme, të cilat rezultuan me ndalimin e importit të mallrave sërbe për t'i vënë sërbët në një situatë ku të ndjehen të pasigurtë për çdo çështje, përfshirë çështjet mjekësore” tha Odalloviq.