Studentët: Ky është fillimi betejës sonë jo të dhunshme dhe demokratike për të drejtat e sërbëve në K&M

Protest studenata u Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Studentët të cilët sot në Mitrovicën e Veriut organizuan performancën "Shëtitja e indeksit" theksuan se të gjithë pjesmarrësit e tubimit kanë patur gojën të mbyllur me letër ngjitëse për të treguar pozitën e popullit sërb në Kosovë ku nuk kanë liri të shprehjes dhe as të drejta të tjera humane, ndërsa indeksi i ngritur sipas Policisë Kosovare, simbolizon dhënien e “kartonit të kuq” atyre që shtypin sërbët. Organizatorët thonë se shëtitja e sotme është fillimi i betejës së tyre paqësore e diplomatike për të drejtat e sërbëve në Kosovë dhe se tubime të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen.

Organizatorët, studentët e Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës, në llogarinë e Instagramit "indeks_për_liri" njoftuan se synimi i tubimit është në mbështetje të popullit sërb në Kosovë.

"Sot më 23 tetor 2024 në orën 12:44 ne studentët e Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës, organizuam performancën 'Shëtitja e indeksit'. Në këtë mënyrë dëshirojmë t’i ofrojmë mbështetje popullit tonë në Kosovë e Metohi ku përditë ndeshen me terrorin dhe represionin e rregjimit në Prishtinë. Letra jonë ngjitëse në gojë tregon gjendjen e popullit sërb në Kosovë e Metohi të cilët sot nuk kanë liri të shprehjes por as të drejta themelore humane", është thënë në njoftim.

Sikurse theksohet, pikërisht për këtë nuk dëshironin që të jepnin ndonjë deklaratë për mediat.

"Indekset tona të ngritura drejt pjestarëve të së ashtuquajturës policisë kosovare dhe lokaleve që janë hapur dhunshëm në veri, si dhe lokalit ku ishte bibliotekë dhe që n’a u mor, simbolizon marrjen e kartonit të kuq për të gjithë ata që shtypin popullin tonë” thuhet në njoftim.

Studentët kanë thënë se tubimi i sotëm është fillimi i betejës së tyre jo të dhunshme, civile e demokratike.

Përmes performancës sikurse thonë, i thamë mbarë botës se me çfarë po ndeshen sot sërbët në Kosovë të cilët sot jetojnë jetë të padenjë për njeriun e shekullit XXI.

Ata thanë se përgjatë shëtitjes kanë qenë të besdisur kur kanë kaluar inspektorë të veshur civilë.

"Në fund të performancës e cila kaloi pa më të voglin incident, kolegëve tanë u kaluan inspektorë të veshur civilë dhe nuk i lejuan që të lëviznin disa minuta ndërsa i pyesnin. Ndonëse ishte e vështirë dhe e pakëndshme, kjo ne nuk do të na hezitojë në betejën për të drejtat tona dhe të nesërme të mirë për studentët dhe mbarë popullin sërb. Për gjithçka më tej për të gjithë performansën dhe aksionet tona, do ju njoftojmë përmes profilit tonë të Instagramit indeks_për_liri. Rroftë Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës! Rroftë Sërbia”, kanë thënë studentët.