"Ndërhyrjet" e policisë dhe arrestimet e shpeshta të serbëve në veri - vazhdimi i pogromit me mjete të tjera

Policija Jarinje
Burim: Kosovo Online

Aksionet e shpeshta të armatosura të policisë së Kosovës dhe forcave speciale ROSU në veri, sulmet dhe numri në rritje i arrestimeve arbitrare kanë shkaktuar trazira të dukshme në muajt e fundit te popullata serbe. Askush nuk e di se mbi çfarë baze mund të përfundojë në një burg të Kosovës, shumë njerëz tashmë janë atje në paraburgime që zgjasin shumë, kështu që njerëzit e interpretojnë të gjithën si vazhdimësi të pogromit me mjete të tjera, sepse nën presionin aktual është e vështirë për të planifikuar të ardhmen në Kosovë.

Bashkëbiseduesit e Kosovo Online vlerësojnë se arrestimet e shpeshta padyshim kanë për qëllim të krijojnë trazira te serbët që jetojnë në Kosovë.

Avokatja Jovana Fillipoviq, e cila përfaqëson Dushko Arsiqin, i cili u arrestua në Jarinje në dhjetor të vitit 2021, për një krim të dyshuar lufte nga viti 1999, thotë për Kosovo Online se arrestimet e serbëve rrisin presionin tashmë ekzistues ndaj qytetarëve.

“Është e vërtetë që pogromi vazhdon me këtë lloj trajtimi. Rasti i Dushko Arsiqit na tregon se edhe një person që nuk ishte i mobilizuar gjatë konfliktit të vitit 1999 mund të akuzohet për krime lufte. Gjithashtu, dikush nuk duhet të akuzohet konkretisht për një krim lufte, mund të bëhet fjalë për ndonjë gjë tjetër, madje edhe për një gabim teknik, siç ishte rasti i fundit në veri. Për shkak të krijimit të mundësisë ligjore për gjykimi në mungesë, do të krijohet paqartësi edhe më e madhe, e cila do të ndikojë në vendimin e njerëzve që të mendojnë për largim”, thotë Fillipoviq.

Se nuk është aq e rëndësishme nëse ka ndonjë arsye të vlefshme që policia e Kosovës t'ia privojë lirinë një serb, e tregon arrestimi në Jarinje më 28 mars, kur arrestuan Milan Jovanoviqin, ish-pjesëtarin e policisë së Kosovës. Pasi ka kaluar natën në stacionin e policisë, ai është lënë i lirë në mëngjes me shpjegimin se është ndaluar për “gabim teknik”.

Dhe aktgjykimi në rastin e ish-Ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Todosijeviq, për deklaratën e tij për Raçakun, dëshmon se liria e fjalës tek serbët është shpallur si e drejtë e padëshirueshme. Përkatësisht, për shkak të qëndrimit të tij për rastin e Reçakut, Todosijeviq u dënua me një vit burg "për nxitje të urrejtjes, ndarjes ose intolerancës kombëtare, racore, fetare ose etnike".

Analisti Alleksandar Guxhiq thotë për Kosovo Online se vitet e fundit ka pasur një tendencë të dukshme të autoriteteve në Prishtinë për të krijuar trazira te serbët duke arrestuar dhe ngacmuar qytetarët.

“Ka arrestime të shpeshta para dhe gjatë vetë Vidovdanit, kur ndjenjat kombëtare serbe janë më të theksuara dhe kjo ka për qëllim të pengojë ardhjen e serbëve në Kosovë nga e gjithë bota. Bastisjet e tilla synojnë gjithashtu të krijojnë shqetësim në mesin e serbëve në Kosovë, por gjithashtu u dërgon një mesazh serbëve nga rajoni dhe diaspora që të mendojnë nëse do të vijnë në Kosovë. Kemi qenë dëshmitarë se policia me vite i ka ngacmuar serbët”, thotë Guxhiq.

Sa i përket arrestimit për kundërvajtje verbale, siç thotë ai, kjo ka për qëllim “që serbët të mos vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës”.

“Për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së është miratuar një ligj, sipas të cilit kushdo që vë në dyshim luftën e UÇK-së për shtetësinë e Kosovës dënohet me burgim. E gjithë kjo ka për qëllim mohimin e lirisë së fjalës”, përfundon bashkëbiseduesi ynë.