Todiq: Ardhja e Krasniqit në Lleposaviq provokim tjetër për sërbët

Zoran Todić
Burim: Kosovo online

Ish kryetari i Komunës së Lleposaviqit Zoran Todiq ka thënë se vizita e sotme e ministrit të pushtetit lokal dhe vetqeverisjes Elbert Krasniqi në godinën e Komunës së Lleposaviqit, ka qenë provikimi i radhës për sërbët e veriut.

Todiq ka thënë se synimi i Krasniqit ka qenë të organizonte takim me “disa këshilltarë dhe zyrtarë” në godinë sikurse ai tha, që për të tretën javë rresht është shndërruar në kazermë dhe bazë ushtarako-policore.

"Synimi i zotit Krasniqi ishte mbajtja e ndonjë takimi me disa këshilltarë apo dhe zyrtarë sikurse ata i quajnë por shikojmë se arsyeja mbizotëroi dhe falënderoj mbi të gjitha njerëzit e KFOR që e kuptuan seriozitetin e situatës dhe kuptuan kundërshtimin e njerëzve që u mblodhën ku thjesht nuk pajtohen me këtë provokim dhe synimin e ministrit Krasniqi për të mbajtur takim në godinë. Kështu ai u largua nga godina e komunës dhe besoj se në periudhën e ardhshme në bashkëpunim me KFOR, do të shmangim situata të tilla të ngjashme” ka thënë Todiq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit theksoi se frika dhe pasiguria ende mbizotëron mes vendasve duke qenë se kanë dëgjuar se policia kosovare po përgatitet të “thyejë” protestat paqësore.

“Tensione dhe pasiguri ende ekzistojnë mes njerëzve tanë, sepse jo larg nga këtu, sipas njohurive tona, një numër i madh i forcave policore kosovare të mirëpajisura, janë duke u përgatitur për të thyer këtë tubim paqësor të njerëzve që protestojnë për të tretën javë rresht për mospajtim me qëllimet dhe vendimet e Prishtinës që në këtë godinë me përdorimin e forcës të sjellin kryetarët e paligjshëm dhe ilegjitim” paralajmëroi Todiq.

Megjithatë pavarësisht gjithçkaje, siç thotë ish-kryekomunari i Lleposaviqit, qytetarët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ku “i ashtuquajturi kryetar” dhe pjesëtarët e forcave speciale të Policisë Kosovare të largohen nga godina e komunës në mënyrë që punonjësit që punonin në këtë institucion publik, të kthehen në vendet e tyre të punës ku i’u shërbenin vendasve.

I pyetur se sa i gatshëm është KFOR për të mbrojtur sërbët në Lleposaviq, Todiq tha se përfaqësuesit e sërbëve sot kanë biseduar me tre oficerë të kontingjentit hungarez të KFOR dhe me nënkolonelin dhe komandantin e tyre.

“Besoj se kësaj radhe dhe sa i përket Kfor, situata u kuptua në mënyrë adekuate. E gjithë kjo e sotshmja ishte e rëndë, por përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme për popullin tonë dhe kërkesa e këtyre njerëzve u përmbush”, tha Todiq.