Filipoviq: Kryqi i Kuq në Lleposaviq gjithnjë e më e vështirë për të funksionuar, duan të na ndalojnë të udhëtojmë e punojmë

Radojica Filipović
Burim: Kosovo Online

Punonjësit e Kryqit të Kuq në Lleposaviq po përballen me probleme të shumta, jetojnë dhe punojnë nën frikë pasi do t'u mohohet e drejta për të kaluar në vendkalimin administrative të Jarinjës, thotë drejtuesi i kësaj organizate Radojica Filipoviq dhe shton se puna e tyre pengohet nga organizatat joqeveritare të sapoformuara, si dhe vështirësitë që janë përsa i përket ndihmës humanitare.

Për të e vetmja shpresë për ruajtjen e humanizmit, e shikon tek fëmijët vullnetarë të Kryqit të Kuq dhe të Zyrës për K&M.

“Sot Kryqi i Kuq përveç kushteve të mira, po punon me vështirësi sepse ka shumë organizata joqeveritare për të cilat Kryqi i Kuq humbet besimin. Organizatat humanitare ndërkombëtare zbatojnë një pjesë të programeve tona në tjetër mënyrë. Faktikisht ato na vjedhin projektin dhe e paraqesin si të tyren, por ne përmes vullnetarëve tanë mbrojmë reputacionin e Kryqit të Kuq. Fëmijët vullnetarë kalojnë një trajnim të plotë dhe njihen me të gjitha fushat e veprimtarisë së Kryqit të Kuq, ashtu sikurse ata janë e ardhmja jonë, përmes të cilëve të punojë e jetojë” ka thënë Filipoviq për Kosovën onlajn.

Filipoviq thekson se për 37 vjet që punon, nuk ka ndeshur rrethana kaq të vështira dhe frikë në të cilat ndodhet sot një organizatë ndërkombëtare humanitare, siç është Kryqi i Kuq në Lleposaviq.

“Kam frikë se ndonjë ditë do të n’a ndalojnë kalimin me simbolin tonë, shenjën e Kryqit të Kuq. Ne tani më 3 qershor kemi një konkurs për dhënien e ndihmës së parë. Fëmijët tanë u duhet të udhëtojnë në Mitrovicën Veriore, ku do të mbërrijnë fëmijë nga mbarë anët. nga enklavat e Kosovës dhe të gjitha organizatave. Nuk na lejojnë, ne as aparaturat nuk mund t’i përdorim. Problem gjithashtu është dhe kur kualifikohemi në konkursin republikan, derimë tani kemi kaluar pa problem. Na kontrollojnë pajisjet, çantat e shpinës dhe gjëra të tjera së bashku me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm kur kalojmë në Jarinjë, por jemi të shqetësuar për të ardhmen sesi kjo e gjitha do të funksionojë. Së fundi policia mori ndihmën humanitare në Shtërpcë. Kryqi i Kuq po shpërndante ndihma për qytetarët, ata u’a morën. Derimë tani nuk kemi pasur probleme në Lleposaviq por kemi frikë” ka thënë Filipoviq.

Ky i fundit thekson se mjetet e vetme që marrin, janë nga Republika e Sërbisë, por shton se ato janë të pamjaftueshme për nevojat e popullsisë.

“Sa i përket shpenzimeve materiale, nuk jemi mbështetur, marrim disa mjete nga Kryqi i Kuq i Sërbisë të cilat janë të pamjaftueshme, sepse kemi shumë aktivitete dhe u jemi pak mirënjohës fëmijëve vullnetarë”, tha Filipoviq.

Punonjësit e Kryqit të Kuq përfitojnë të holla përmes projekteve bazike dhe Filipoviq zbulon se kur nisën vështirësitë në punën e kësaj organizate humanitare.

“Ne marrim rrogat në bazë të projektit që dorrëzojmë në Zyrën për Kosovë e Metohi. Më herët si të gjithë përfituesit, financoheshim nga komuna, por qeveria e atëhershme e Tadiqit tentoi të kyçte Kryqin e Kuq në K&M. Arsyen nuk e dimë, por Kryqi i Kuq i Sërbisë nuk lejohet. Dikur ishte planifikuar të formohej një departament humanitar pranë komunës, por pa e quajtur Kryqi i Kuq. Mos ndoshta atëherë ishte në diskutim keqkuptim i njerëzve të cilët ishin atëherë, unë këtë nuk e di. Prej atëherë na ka marrë Zyra për K&M për të na financuar përmes ketyre projekteve. Kemi shtatë punëtorë të cilëve u jepen pagat në bazë të projektit dhe aktivitetet që zhvillojmë” ka theksuar Filipoviq.

Përkundër faktit se janë shpërngulur në ambiente të reja, drejtori tregon se qysh prej themelimit të Kryqit të Kuq në Lleposaviq, i cili punon dhe funksionon për 63 vite, nuk kujton ndonjë situatë të vështirë.

“Para disa vitesh u vendosëm në ambiente të reja e kështu morëm një hapësirë ​​adekuate për punë dhe deri atëherë kishim vetëm dy zyra. Tani kemi një hapësirë ​​më të madhe magazine, korridor të mirë për shkarkim dhe ngarkim, por fatkeqësisht ka pak ndihma që mund të sigurojmë. Ajo çka sigurojmë vjen nga Republika jonë e Sërbisë përmes Zyrës për Kosovë e Metohi dhe Kryqit të Kuq të Sërbisë. Mundohemi të ndihmojmë në një farë mënyre me aq sa mundemi. Organizojmë dhe realizojmë disa nga aksionet e grumbullimit, por përsa i përket ndihmave në të holla, është e vështirë. Kemi pasur një numër të madh aksionesh për të ndihmuar fëmijët e sëmurë që kanë nevojë për mjekim jashtë vendit por këto trajtime dhe ilaçe janë të shtrenjta tek ne. Kemi ndërmarrë një numër të madh aksionesh që vazhdojmë t'i kryejmë, ashtu sikurse dhe grumbullimit të rrobave” tha Filipoviq.