Tojçiq: Dialogu strategjik i Sërbisë me SHBA çon në qasje të re tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës

Aleksa Tojčić
Burim: Kosovo Online

Juristi nga Qendra për Stabilitet Shoqëror Aleksa Tojçiq beson se nënshkrimi i marrëveshjes për dialog strategjik, është dëshmi që SHBA e shikon Sërbinë si shtetin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor por dhe që kjo do të prodhojë qasje ndryshe të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës ku sikurse thekson, nën patronatin e BE përjetoi kolaps të plotë.

“Ky është tregues që SHBA e shikon Sërbinë si shtetin më të rëndësishëm në këtë pjesë të Ballkanit dhe se kjo do të çojë në përmirësimin e mëtejshëm të rejtingut të politikës së jashtme të Sërbisë“, ka thënë Tojçiq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit shton se për Sërbinë është mjaft e rëndësishme që do të nënshkruajë këtë marrëveshje me shtetin pa të cilin nuk mund të zgjidhësh asnjë çështje të rëndësishme veçanërisht në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

“Pres që kjo marrëveshje të jetë bazë e palëkundur për vendosjen e marrëdhënieve me administratën e ardhshme të Tramp prej të cilës presim që të paktën në dukje presim ndryshimin e politikës së SHBA ndaj Ballkanit” preçizon Tojçiq.

Ai pret që mbi gjithçka të shkohet deri tek ndryshimi i qasjes së SHBA ndaj rajonit.

“Deri tek ndryshime të caktuara mund të shkohet në raport me politikën ndaj dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por dhe në lidhje me politikën ndaj B&H dhe Republikës Sërbe të Bosnjës, si dhe politikën e SHBA ndaj Malit të Zi”, beson ky analist.

Shpreh bindjen se SHBA do të insistojë që të jetë patronate e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Kjo është diçka që na shkon për dore pavarësisht se është dëshmuar që dialogu që është drejtuar nën patronatin e BE përjetoi kolaps të plotë. BE nuk dëshmoi asnjë kokërr mirëkuptimi për interesat sërbe çka nuk pres se do të jetë rast me SHBA. Dhe në mandatin e parë të Donald Trampit mund të shikonim se amerikanët e kuptonin absolutisht pozitën sërbe dhe se kanë qenë të prirur në të, që të arrijnë marrëveshje të caktuar që do të shkonte në favor si të njërës dhe të tjetrës palë”, kujton Tojçiq.

Ky i fundit vuri në dukje dhe se Uashingtoni nuk do t'i shikojë me sy të mirë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe kujton se pikërisht në vitin 2018, ishte administrata Tramp ajo që rrëzoi qeverinë e parë të Albin Kurtit.

“Nuk përjashtoj që skenar i tillë të ripërsëritet dhe në periudhën e mëpasshme nëse Kurti nuk do të dëshmojë shenja bashkëpunimi” konkludon Tojçiq.