Tomanoviq dhe Vujançeviq Gjukiq: Familjet e të zhdukurve presin prej 26 vitesh zgjidhjen juridike dhe njoihjen e statusit të viktimave
Përfaqësueset e dy shoqatave që përfaqësojnë të drejtat e familjeve të të zhdukurve kanë thënë se shpresojnë që këtë vit të miratohet më në fund Ligji për Personat e Zhdukur ku është thënë nga Ministria e Punës, sepse familjet kanë 26 vite që presin zgjidhjen sistematike të problemeve të tyre dhe se në këtë mënyrë do t’u njihet dhe statusi i viktimave.
Kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur “Loti” Dragana Vujançeviq Gjukiq, thekson se me këtë Ligj do të zgjidhen mjaft probleme.
"Familjet e të zhdukurve presin njohjen e viktimës. Me këtë ligj do të njihet ajo çka është më e rëndësishme për ne-që dhe sërbët janë viktima. Ligji do të mbulonte mjaft probleme. E para dhe më thelbësorja, familjet do të merrnin një lloj sadisfaksioni që sigurisht, kurrë nuk është e mjaftueshme kur diskutohen anëtarët e vrarë të familjes. Megjithatë, bëhet fjalë për çështje sadisfaksioni monetar sesi të kuptojnë se nuk janë harruar, se dikush ende mendon për ta, se shteti qëndron pas tyre", theksoi Vujançeviq Gjukiq.
Kjo e fundit shton se Shoqatave të familjeve të personave të zhdukur dhe të vdekur duhet t'u jepet status me interes të veçantë për shtetin që mos të shqetësohen për egzistencën e tyre.
"Me ligjin do të kemi operim dhe luftë të lehtë, që shoqatat të mund të merren me misionin dhe vizionin e tyre, për të cilin janë themeluar dhe jo me luftën për egzistencë. Gjëja e madhe është miratimi i këtij ligji. Dikur në vitin 2000, familjet paraqitën këtë iniciativë dhe përgjatë gjithë këtyre viteve, ligji, të them është përsosur me pikat e tij. Kohët e fundit, u mbajt një numër i madh grupesh pune, ku ai u rishikua dhe çdo anëtar u pajtua dhe ne shpresojmë që të mos ketë më pengesa që ai të miratohet. Sikurse tha ministrja Gjurgjeviq Stamenkovski në vitin 2026 ligji duhet të hyjë në fuqi”, thekson bashkëbiseduesja jonë.
Sikurse thekson, Sërbia është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ligj për personat e zhdukur.
"Është mjaft e rëndësishme që të miratohet dhe të jetë në përdorim. Kemi shembuj të vendeve në rajon që kanë ligj, por ai nuk funksionon dhe nuk zbatohet. Kështu që është e rëndësishme që gjëja, ndonëse kemi pritur kaq gjatë, tashmë kur të miratohet, të jetë në funksion dhe familjet të jenë sa më të lumtura me implementimin e tij", theksoi Vujançeviq Gjukiq.
E pyetur se në cilën mënyrë ligji do t’a rregullojë këtë fushë, Vujançeviq bën të ditur se në këtë mënyrë do të ndihmojë shoqatat dhe të gjitha familjet nga zonat e goditura nga lufta.
"Ndihmat do të lehtësohen për familjet e të zhdukurve, për shembull, rastet e punësimit. Fëmijët e të vrarëve do të kenë përparësinë e punësimit dhe aty do të ketë dhe kompensime mujore apo vjetore. Në çfarëdo forme që do të jenë të rëndësishme për çdo familje", konkludon Vujançeviq Gjukiq.
Tomanoviq: Ky ligj do të lehtësojë deri diku vuajtjen dhe pikëllimin
Kryetarja e Shoqatës së Personave të Zhdukur dhe të Rrëmbyer në Kosovë e Metohi Verica Tomanoviq shprehet se këto ditë po zhvillohen bisedime intensive për temën e Ligjit për Personat e Zhdukur dhe po plotësohet projektligji që të përshpejtohet edhe më procedurat.
“Deri më sot ai ligj nuk është miratuar. Megjithatë prej vitit 2019, kemi premtimin e presidentit të Republikës zotit Aleksandar Vuçiq që ky problem do të zgjidhet urgjentisht. Pikërisht këto ditë po mbahen bisedime për këtë temë me grupin e punës që po punon për projektligjin dhe kemi premtime nga ministrja e punës dhe politikave sociale që ky ligj do të realizohet deri në Vit të Ri”, tha Tomanoviq.
Ajo theksoi se pikë së pari pret mbrojtje ligjore e financiare për familjet e të zhdukurve.
"Familjet tona jetojnë në kushte mjaft të vështira egzistenciale. Ata u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u vendosën në strehim kolektiv, u gjendën mënyra të ndryshme, por është e papranueshme që viktimat, viktimat tona, të mos respektohen në mënyrën e duhur dhe që familjet të mos mbrohen materialisht nga shteti, sepse e meritonin. Ata nuk e lanë me dëshirën e tyre rajonin e vet, vendin e vet, shtëpinë e vet. Ato ishin të detyruara të dëboheshin forcërisht nga vatrat e tyre shekullore. Unë mendoj se ky ligj do të lehtësojë disi vuajtjet dhe pikëllimin që familjet tona mbajnë në vetvete", beson Tomanoviq.
Kjo e fundit spegon se familjet e personave të zhdukur dhe të rrëmbyer nga Kosova, kanë shumë probleme të pazgjidhura, ndaj e konsiderojnë të nevojshme miratimin e këtij ligji sa më shpejt të jetë e mundur.
"Familjet përditë telefonojnë, vijnë këtu tek ne në Shoqatë dhe kërkojnë zgjidhje për atë problem, sepse shumë njerëz kanë shkuar në shtëpi dhe nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar shtëpi për të moshuarit. Kemi njerëz që e kanë mjaft të vështirë të shkollojnë fëmijët e tyre, kështu që fëmijët punojnë për paga ditore. Janë të pranishme mjaft probleme. Besojmë se miratimi i ligjit të ri do të zgjidhë të paktën një pjesë të tyre dhe shpresojmë që ky premtim të përmbushet", tha Tomanoviq.
Ajo kujtoi se në Kosovë ka gjithsej 1,586 viktima të pazbuluara, prej të cilave 570 janë sërbë, ndërsa janë varrosur 367.
"Besoj tek deklaratat e ministres dhe jam e bindur se në vitin 2026 më në fund do të përfitojmë përmes Ligjit të nevojshëm për Personat e Zhdukur", konkludoi Tomanoviq.
0 komentet