Tomiq: Vizita e delegacionit të Ohajos konfirmim i thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Serbisë dhe SHBA-së

Dušan Tomić
Burim: Kosovo Online

Profesori i Universitetit të Sigurisë dhe Studimeve Globale, Universitetit Amerikan në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dushko Tomiq, thotë për Kosovo online se vizita e delegacionit të Ohajos është vetëm njëra në serinë e thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyera që Serbia dhe SHBA-të kanë kohëve të fundit.

Tomiq shpjegon se synimi i SHBA-vë është që garda e saj kombëtare të bashkëpunojë me vendet e tjera, dhe kështu Ohajo bashkëpunon me Serbinë.

“Ohajo është një shtet i njohur për të gjitha komplekset e mëdha ushtarake atje. Garda Kombëtare e Ohajos është një nga forcat e brendshme më cilësore të SHBA-së me një rol të përcaktuar qartë në sistemin e plotë të sigurisë”, thotë Tomiq.

Sa i përket reflektimeve të mundshme të bisedimeve që delegacioni i Ohajos pati në Beograd me zyrtarët më të lartë serbë për çështjen e Kosovës, Tomiq thekson se zhvillimet në lidhje me Kosovën kanë të bëjnë në thelb me marrëdhëniet me Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.

Tomiqin nuk e befason aspak fakti që komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor Xhon Haris, në Beograd theksoi se shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Millan Mojsilloviq e konsideron mik të tij.

“Mojsilloviqi është gjenerali ynë perspektiv i cili ka qenë në zyrën përfaqësuese të Republikës së Serbisë në komandën e NATO-s. Ai është me origjinë nga Kosova dhe Metohia dhe është ekspert i jashtëzakonshëm i doktrinës dhe strategjisë ushtarake dhe ka bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë anëtarët e NATO-s, të sigurisht edhe me vendet e tjera që janë afër nesh dhe me të cilët bashkëpunojmë. Në veçanti, ai ka një bashkëpunim të mirë me pjesëtarët e ushtrisë amerikane, që nga gjenerali Hoxhisi, përmes gjithë të tjerëve, dhe nuk është çudi që të gjithë përmendin se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me të, sepse ai është një oficer shumë mendjemprehtë dhe i zgjuar. Mojsilloviqi di të menaxhojë situatën, veçanërisht në marrëdhëniet me KFOR-in”, vëren Tomiq.

Gjeneralmajor Xhon Haris vuri në dukje dje në Beograd se po punojnë pa u lodhur për të forcuar marrëdhëniet e ndërsjella me Serbinë. Ai deklaroi se Garda Kombëtare e Ohajos dhe Ushtria Serbe për 18 vjet kanë marrë pjesë në aktivitete të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror dhe se këto aktivitete përfshijnë vizita dhe shkëmbime, stërvitje dhe ushtrime ushtarake, shkëmbim informacioni, bashkëpunim në përgatitje për fatkeqësitë natyrore dhe zhvillim profesional.