Vuçiq me Harrisin: Serbia vazhdon të ndërtojë themelet për një partneritet të ardhshëm strategjik me SHBA-në

Vučić sa Harisom
Burim: Instagram

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor John Harris, dhe ka diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, intensifikimin e bashkëpunimit ushtarako-sigurues, si dhe për çështje rajonale, globale dhe të tjera me rëndësi reciproke.


Vuçiq në Instagram ka thën se Serbia është e vendosur të ndërtojë bazën e një partneriteti të ardhshëm strategjik, i cili do t'i jepte dialogut dypalësh një strukturë të qartë.

Me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajorin John Harris, diskutova për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarako-sigurues, si dhe për çështje rajonale, globale dhe të tjera me rëndësi reciproke. “Serbia është e vendosur të vazhdojë të forcojë dhe ndërtojë themelet për një partneritet të ardhshëm strategjik me SHBA-në, i cili do t'i jepte dialogut tonë dypalësh një strukturë më të qartë”, është shkruar në profilin "buducnostsrbijeav".