Vuksanoviq: Për zëvendësimin e kryetarit të komunës së Zveçanit janë mbledhur më shumë nënshkrime se sa është e nevojshme

Darko Vuksanović
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi i qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Darko Vuksanoviq, ka deklarua për Kosovo online se në atë komunë janë mbledhur më shumë nënshkrime se sa duhet për largimin e Ilir Pecit.

Në Zveçan, për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, mbledhja e nënshkrimeve për zëvendësimin e kryetarit ka përfunduar ditën e parë, të premten.

"Filluam dje në orën nëntë dhe mbaruam në orën 4. Për më tepër, ne mblodhëm më shumë vota sesa duhej," tha Vuksanoviq.

Ai falënderoi qytetarët për përgjigjen e shkëlqyer.

"Do t'ju informojmë të hënën për të gjithë hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrim, si dhe për numrin e saktë të nënshkrimeve," shtoi Vuksanoviq.