Varhelji: Kosova duhet të dyfishojë përpjekjet e saja për ta bërë dialogun të suksesshëm; Von der Leyen: Zbatimi i AKS në interes të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi prezantuan në konferencën e sotme për shtyp paketën e zgjerimit për vitin 2023 dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Von der Leyen tha se mendon se është e rëndësishme që Kosova të ketë një qëllim të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
"Dhe ne e kemi të qartë se çfarë presim nga Kosova. Ne folëm për zbatimin e planit që ka Kosova për Asociacionin dhe se zbatimi do të përfaqësonte një hap të madh përpara. Është në interes të Kosovës dhe nëse shikojmë Kosovën dhe Serbin, është e rëndësishme që ne t'i japim secilit vend një mundësi unike për të ecur përpara drejt BE-së”, tha Ursula von der Leyen.
Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelji, tha se ky plan mund t'i ndihmojë të gjithë rajonit, ndërsa kur është fjala për Kosovën, ai theksoi se rruga evropiane e Kosovës vjen përmes një dialogu të suksesshëm.
"Këshilli ende nuk ka kërkuar opinion nga Komisioni Evropian. Ne jemi të gatshëm ta japim. Përshtypja jonë është se kur është fjala për Kosovën, rruga evropiane arrihet përmes dialogut. Kosova duhet të dyfishojë përpjekjet e saj që dialogu të jetë i suksesshëm” - tha Varhelji.
komentet