Varheli: Krijimi i BKS parakusht për ecurinë e Kosovës drejt BE

Oliver Varhelji sa članovima SL
Burim: Klan Kosova

Themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është parakusht për normalizmin dhe ecurinë e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Europian, ka thënë komisari europian për zgjerimin Oliver Varheli pas takimit me përfaqësues të Listës Sërbe.

Varheli në Tuiter nënvizon se është takuar me kryetarin e LS Goran Rakiq në Mitrovicën Veriore dhe se kanë biseduar rreth mbështetjes që i jep rajonit Bashkimi Europian.

Varheli në kuadër të vizitës në Kosovë, në Prishtinë është takuar me kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ndërsa në Mitrovicën e Veriut është takuar me përfaqësues të Listës Sërbe.