Vasiq: Është e rëndësishme të ruhet kujtimi i gjithçkaje që ndodhi më 17 mars
Kryetari i organizatës humanitare “Kosovsko pomoravlje” Nikola Vasiq thotë se është e rëndësishme të ruhet kujtimi i asaj që ndodhi më 17 mars 2004, prandaj këtë vit kanë botuar librin “Metohijski sfumato” të Dushica Filipoviqit.
“Ne po mundohemi të mbajmë të gjallë kujtimin e 17 Marsit. Organizata jonë organizon çdo vit një aksion me rastin e kësaj date. Vitin e kaluar ne kemi dhuruar 300 libra në Vitinë, e cila gjithashtu është dëmtuar në atë datë. Këtë vit po botojmë librin “Metohijski sfumato”, të autorës Dushica Filipoviq, ku ka dëshmi nga viti 1999 e deri më sot. Ky është kontributi ynë në kujtimin e asajë përndijekje”, thekson Vasiq.
Ai thotë se në atë moment nuk ishte shënjestër Parteshi, por kujton se të gjithë prisnin dhe kishin frikë se edhe ata do të sulmoheshin.
“Isha djalosh, dhjetë vjeç. Falë Zotit, në mesin tonë nuk pati asnjë përndijekje, por ne e jetuam atë ditë me njëfarë frike dhe po prisnim se çfarë do të ndodhte, nëse edhe ne do të sulmoheshim si enklava e Parteshit”.
Sipas tij, 17 marsi “po vazhdon ende”.
"Për fat të keq. Thjesht në një formë tjetër. Sot jemi dëshmitarë të presioneve të ndryshme, sidomos në mbarë vendin, kemi arrestime të ndryshme, më duket se është drejtësi e Zotit. Dhe kjo heqje e dinarit dhe institucioneve serbe është një mënyrë për të dëbuar popullin serb, vetëm në një format tjetër”, përfundon Vasiq.
0 komentet