Arqipeshkvia rashko-prizrenase: Të hollat për rehabilitimin e katedraleve të rrënuara në pogrom, erdhën si nga donatorët ndërkombëtarë ashtu dhe prej atyre vendas 

Eparhija raško prizrenska apel za zaštitu
Burim: SPC

Në përgjigjen e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase dhënë për Kosovo onlajn lidhur me deklaratën e kryeministrit kosovar Albin Kurti, se me të hollat nga taksapaguesit kosovarë janë rehabilituar objektet e KOS të cilat u shkatërruan në pogromin e marsit të vitit 2004, bëhet e ditur se në rehabilitimin e kishave të dëmtuara kanë marrë pjesë shtetet si Sërbia, BE, Rusia dhe vende të tjera…ndërsa të hollat janë paguar përmes institucioneve kosovare.

Nga Arqipeshkvia rashko-prizrenase bëhet e ditur se në pogromin e 17 dhe 18 marsit të vitit 2004, ekstremistët shqiptarë shkatërruan ose dëmtuan rëndë 35 manastire dhe kisha të Kishës Ortodokse Sërbe, për të cilat kryeministri Kurti tha se janë rindërtuar me paratë e taksapaguesve kosovarë.

“Me pëlqimin e Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve të KOS prej vitit 2005-2010, Komisioni për Rindërtim në Këshillin e Europës, në të cilin përveç KOS dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Republikës së Sërbisë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve kosovare, janë rehabilituar shumica e kishave të shkatërruara. Të hollat janë paguar përmes institucioneve kosovare, por kanë ardhur edhe prej vendeve të huaja. Bashkimi Europian përmes fondeve direkte ka rehabilituar kompleksin e Shkollës Kishtare të Prizrenit (ku në rehabilitim ka asistuar dhe Qeveria e Republikës së Sërbisë dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Ruse), thuhet nga Arqipeshkvia rashko-prizrenase.
Siç theksohet më tej prej Arqipeshkvisë, BE ka rehabilituar me fondet e veta dhe të pallatit peshkopat në Prizren dhe disa objekte të tjera pavarësisht nga Komisioni i Rindërtimit dhe në bashkëpunim direkt me Arqipeshkvinë. 

“Donacioni nga Federata Ruse prej 1 milionë dollarësh, është paguar në konferencën ndërkombëtare të donatorëve në Paris për rindërtimin e kishave të dëmtuara përmes UNESKO. Procesi i rindërtimit para KOS u drejtua nga peshkopi Theodhos me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve. Procesi i rehabilitimit në bashkëpunim me institucionet kosovare u ndërpre në vitin 2010 pas insistimit të Prishtinës që Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës i Sërbisë, i cili deri atëherë kishte përgatitur dokumentacionin e projektit për të gjitha objektet e restauruara dhe mbikëqyrte punën me ekspertët e tij, duhet të largohej prej rindërtimit. Rehabilitimi në vitet pasuese vijoi me përpjekjet e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase dhe me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë e vendorë” përfundon përgjigja e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase.

Duhet kujtuar se dhjetëra kisha më herët ishin shkatërruar në periudhën prej vitit 1999 deri në vitin 2004 dhe shumica e tyre nuk u rehabilituan kurrë (bëhet e ditur në publikimin e Kosova e Kryqëzuar).
Numri i përgjithshëm i kishave dhe manastireve të shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë të KOS në Kosovë, përfshirë dhe ato nga pogromi i marsit është 150. Njëkohësisht të gjitha varrezat ortodokse në jug të Ibrit pësuan pak a shumë dëme dhe vetëm një një pjesë u rehabilitua.