Vasiq: I kam dorëzuar kërkesë Qeverisë që Kurti të paraqitet si dëshmitar në mbrojtjen e Millenkoviqit

Dejan Vasić
Burim: Kosovo Online

Avokati Dejan A. Vasiq ka konfirmuar për Kosovo online se sot në zyrën e Qeverisë në Prishtinë ka dorëzuar një kërkesë duke kërkuar nga kryeministri i Kosovës Aljbin Kurtu që të dëshmojë në Prokurorinë Speciale si dëshmitar për mbrojtjen e të dyshuarit Dragisha Millenkoviq nga Graçanica.

“Kërkesës për dëgjimin e dëshmitarëve në Prokurorinë Speciale ia kam bashkangjitur kërkesën që e kam dorëzuar në zyrën e qeverisë”, ka thënë Vasiq, duke shtuar se në ditët në vijim pret përgjigje pozitive dhe caktimin e seancës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i paraburgosur në kohën kur Dragisha Millenkoviq ishte duke punuar në burgun e qarkut në Prishtinë, dhe sipas avokatit, Kurti duhet të dëshmojë për besueshmërinë e të dyshuarit dhe sjelljen e tij.

Dragisha Millenkoviq është arrestuar më 21 qershor në Kishnicë, ndërsa një ditë më vonë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa në ndërkohë paraburgimi është vazhduar edhe për dy muaj. Autoritetet e Kosovës e akuzojnë atë për një krim të dyshuar lufte kundër popullatës civile në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999.

Për shkak të arrestimit të Dragisha Millenkoviqit, me ditë të tëra ka pasur protesta para stacionit policor në Graçanicë.