Velebit: Javën e ardhshme në Uashington për herë të parë konferenca për marrëdhëniet sërbo-amerikane

Vuk Velebit
Burim: Kosovo Online

Drejtori egzekutiv i Iniciativës Pupin, Vuk Velebit ka thënë se javën e ardhshme në Uashington për herë të parë do të mbahet konferenca rreth marrëdhënieve sërbo-amerikane ku do të mbledhë përfaqësues të administratës sërbe dhe amerikane, përfaqësues të Kongresit nga Partitë Republikane dhe Demokrate.

Konferenca do të mbahet më 18 shtator dhe mes të tjerash në tubim do të marrë pjesë ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ndërsa do të flasë ekskluzivisht ndihmësi i ri zëvendës sekretarit amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor Sasa Kazanov.

Velebit për Tanjug ka theksuar se kjo është mënyrë e mirë që Sërbia të prezantohet dhe të dëshmojë sesa të rëndësishme janë raportet sërbo-amerikane për stabilitetin e rajonit, ashtu sikurse Amerika duhet të bëjë më shumë nëse dëshiron të ruajë paqen në rajon si pasojë e faktorit destabilizues të Prishtinës.

"Mendoj se interesi i Sërbisë është paqja dhe këtu besoj se përputhen interesat sërbe dhe amerikane", ka thënë Velebit.

Ndërkohë përfaqësues të Iniciativës Pupin së fundi kanë vizituar Kosovën ku kanë qenë në Gorazhdevc, Mitrovicën e Veriut, Graçanicë e Prishtinë.

Vizitën në Kosovë ata e nisën nga Manastiri i Deçanit e më pas në Gorazhdevc biseduan me banorët, me priftin Nenad Nashpaliq dhe kryeredaktorin e Radio Gorazhdevcit Darko Dimitrijeviq.

Në Mitrovicën e Veriut pjestarët e Iniciativës Pupin janë takuar me përfaqësues të sektorit civil, kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Sërbe Zllatan Ellek dhe Dragisha Milloviq, ish kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut Nikolla Kabashiq, si dhe me kryetarin e Demokracisë Sërbe Aleksandar Arsenijeviq, ndërsa vizituan dhe Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës së Kosovës ku biseduan me drejtuesit e këtij institucioni.

Pas vizitës në QKS në Mitrovicën e Veriut, Velebit për Kosovo onlajn ka theksuar se pas vizitës në këtë institucion ka shprehur shqetësim pasi shëndetësia ndodhet në krizë serioze potenciale humanitare si pasojë e mungesës së barnave bazike për kurimin e pacientëve.

Graçanicë e Prishtinë, Velebit dhe bashkëpunëtorët e tij kanë biseduar me mitropolitin Theodhos dhe me gazetarin e shkrimtarin Zhivojin Rakoçeviq ndërsa në fund të vizitave theksuan se sërbët në Kosovë meritojnë respekt të madh, duke pasur parasysh kushtet në të cilat jetojnë.

Duke komentuar debatin mes kandidatëve demokratë dhe republikanë për president Kamala Harris dhe Donald Tramp, thotë se ishte i pritshëm dhe se pas këtij debati, mbështetësit e tyre nuk do të ndryshojnë mendim, por do të mbajnë qëndrimin dhe zgjedhjen e tyre.

Vuri në dukje se për Sërbinë është shumë e rëndësishme që të ndërtojë marrëdhënie si me Partinë Republikane ashtu edhe me atë Demokratike në SHBA.

Velebit beson se në debat ishte interesante që Kamala Harris arriti disi të befasojë Tramp duke ndryshuar taktikat e tij dhe se për këtë arsye ai e zhvendosi fokusin e fjalimit të tij në debat nga politika specifike në nivel më personal dhe në trajtimin e disa gjërave të vogla.

“Në përgjithësi, do të thosha se ky debat ishte i pritshëm dhe se mund të ketë jo ndikim të madh, në sondazhet e opinionit publik. Do të shikojmë në ditët vijuese sesi do të ecin ato sondazhe, por janë edhe gati dy muaj deri në zgjedhjet presidenciale, ka shumë kohë që situata të vazhdojë të ndryshojë”, tha ai.

Pyetjes nëse njëri prej kandidatëve pas debatit do të marrë rolin e favoritit apo nëse gara elektorale amerikane komplikohet edhe më shumë, Velebit tha se megjithëse sondazhet e sotme tregojnë se Kamala Harris e ka fituar këtë debat, mbështetësit e Tramp qëndrojnë të fortë pas tij ashtu sikurse dhe mbështetësit Kamala Harris ende qëndrojnë të fortë me të.

Sikurse tha, mbështetja që këngëtarja Tejlor Svift i ka dhënë Kamala Harris pas këtij debati, duhet të jetë pikë më shumë për Harris në opinionin publik amerikan dhe shtoi se pret që pjesa liberale e Amerikës, veçanërisht figura nga bota e modës, filmit dhe artit, do të qëndrojnë edhe më shumë me Kamala Harris.

Ndonëse beson se dueli me Donald Tramp ishte sfidë për Kamala Harris, duke qenë se ajo nuk është shfaqur edhe aq në media që kur ka fituar kandidaturën, Velebit thotë se ky duel për Donald Tramp gjithashtu në një farë mënyre ishte sfidë pasi pozita e Tramp ndryshoi në momentin kur presidenti amerikan Xhozef Bajden u tërhoq nga gara.

"Ndërsa Bajden ishte kandidati demokrat, Tramp, për shkak të të gjitha dobësive që i atribuohen Bajdenit, arriti të poziciononte veten si zgjidhje e mirë alternative për Bajdenin me vetëm tre vite diferencë në moshë. Kur Bajden u tërhoq, e gjithë ajo narrativë që kishte Tramp për Bajdenin, ka rënë në ujë dhe ai tani duhet të gjejë narrativë të re, bindëse ndaj Kamala Harris” spjegoi ai dhe shtoi se kjo garë presidenciale do të jetë e pasigurt deri në fund.

Velebit theksoi se për Sërbinë është fort e rëndësishme që të ndërtojë marrëdhënie me të dy partitë dhe jo të vendosë bast të plotë për njërin kandidat apo tjetrin.