Sërbia është vend partner, e jo barrë

Vuk Velebit
Burim: Kosovo Online

Shtetet sipas madhësisë dhe pasurisë mund të dallojnë shpesh dhe në praktikë nuk egzistojnë dy vende që përsa i përket të gjitha parametrave, të jenë plotësisht të barabarta. Megjithatë, ajo çka në raport me dy vendet, ku njëra palë përherë si fillim ka pozitë të mirë, nuk do të thotë se shteti i vogël duhet të shikojë fuqitë më të mëdha si mbrojtëse, por thekson nevojën nevojshmërinë tek ndërtimi dhe mbajtjen e partneritetit.

Kjo është pothuajse domethënëse për Sërbinë, e cila tradicionalisht ndodhet në udhëkryqin e superfuqive. Tek to nuk mundemi të kërkojmë mbrojtës, nëna dhe dajallarë, pasi kështu dëshirën e vendosim në duart e të huajve. Nga ana tjetër, në raporte të tilla me fuqitë e mëdha përveç pushtetit, u japim dhe dozë të caktuar përgjegjësie, e cila në praktikë mbi të gjitha paraqet barrë. Rezultati i kësaj në disa situate është pozitiv, por lënia në baltë është e pashmangshme dhe kjo, është më së shpeshti kur luhet ruajtja e interesave të tyre më domethënëse.

Ilaçi për këtë është i thjeshtë-punë e rëndë. Pra, zgjidhja është ndërtimi i partneriteteve, por nëse shtetet e vogla si Sërbia nuk investojnë përpjekje serioze, fuqitë më të mëdha ato do t'i shikojnë si barra. Diplomacia është në thelb të kësaj nevoje. Sa më i vogël të jetë shteti, aq më e madhe është rëndësia e investimit në diplomaci dhe forcimi i lidhjeve me pjesën tjetër të botës. Natyrisht, fuqitë më të mëdha botërore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia, kanë sisteme diplomatike jashtëzakonisht komplekse dhe sisteme të avancuara diplomatike tek të cilat investohet sasi e konsiderueshme të hollash, por e gjithë kjo është pasojë e faktorëve materialë dhe të tjera. Kur shikoni të kaluarën e fuqive të mëdha të sotme, vërreni se secila prej tyre kishte periudha të gjata izolimi, në të cilat diplomacia e fortë nuk ishte prioritet, por diçka në të cilën qëndronte rreziku.

Sërbia, nga ana tjetër, shtetësinë dhe pavarësinë e vet i’a detyron pikërisht angazhimit të fortë dhe proaktiv të politikës së jashtme në dy shekujt e fundit. Ndaj edhe sot investimet në aparatin diplomatiko-konsullor dhe personeli i kualifikuar, duhet të jenë një nga prioritetet më të larta të shtetit, kushdo që e drejton atë. Fokusi i fuqive të mëdha ndryshon shumë lehtë dhe kur sytë e tyre bien tek Sërbia dhe rajoni, kjo më shpesh në masë të vogël sesa do të prisnin nga mbrojtësit e tyre besnikë. Kur egziston qasje e qëllimshme dhe proaktive në ruajtjen e partneritetit, ai fokus tek Sërbia, do të jetë më konsistent, i drejtuar dhe më efektiv për përfitim reciprok.

Parim i ngjashëm egziston dhe kur është çështja e dëshirës për rritjen e tregtisë, rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investime. Që të rritemi, duhet të shpenzojmë energji, kohë dhe mbi të gjitha fonde për të organizuar Sërbinë. Investimet më fitimprurëse nga të gjitha anët e botës janë të mundshme vetëm nën egzistencën e shumë kushteve, prej infrastrukturës dhe energjenteve, zinxhirët e furnizimit deri tek siguria dhe sistem financiar i rregulluar. E gjitha kjo ka çmimin e vet, kjo nënkuptohet, por ajo çka Sërbia me të vërtetë nuk mund t’a përballojë, është që vendi të ulet dhe të presë që të ndryshojë disponimi i “mbrojtësve”.

Partneritetet nuk duhet të ndërtohen vetëm me fuqitë e  mëdha, ndonëse ndoshta individualisht rëndësia e partneriteteve të tilla është më e madhe. Për shembull, Amerika Latine luan rol periferik në trazirat kyçe gjeopolitike, por me ekonomi të larmishme dhe të madhe, përfaqëson burim të përkryer për partneritete të reja. Kjo lehtësohet dhe nga fakti se populli sërb dhe shteti, ka prani në Amerikën e Jugut për më shumë se një shekull dhe histori të pasur që mund të shërbejë si motivim për rinovimin e këtyre marrëdhënieve. Shtyllat potenciale të këtyre partneriteteve, mund të jenë tregtia, lufta kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar, turizmi... Marrëdhëniet tradicionalisht miqësore që duhet të rinovohen dhe forcohen janë të pranishme edhe në Afrikë-Sërbia mund të arrijë shumë nëse, në përputhje me aftësitë e veta, mund të institucionalizojë mbështetjen e zhvillimin e vendeve të varfra afrikane.

Duhet të ketë pamje të hapur tek bota dhe mundësi pasurimi që ai ofron, por dhe vetëdijen rreth asaj se çmimi i përparimit duhet paguar me kohë, përpjekje dhe të holla. Sërbia nuk mundet të jetë barrë e huaj, por që në raport me çdo shtet, nuk ka rëndësi nëse është SHBA apo Senegali, të operojë me iniciativë, respekt dhe pavarësi.

Shkruar nga: Vuk Velebit, drejtori egzekutiv i Iniciativës Pupin.