Velebit: Perëndimi është i vetdijshëm se problemet në Ballkanin Perëndimor nuk i shkakton Beogradi, por Prishtina

Vuk Velebit
Burim: Nova S

Administrata amerikane sipas vlerësimit të politologut Vuk Velebit, është mjaft e vetdijshme se problemet në Ballkanin Perëndimor nuk shkaktohen nga Beogradi, por Prishtina, çka u konfirmua edhe prej ambasadorit Kristofer Hill, si dhe prej të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, transmeton RTV.

Velebit ka veçuar se sot këtë do ta thotë në Beograd edhe këshilltari special në Departamentin e Shtetit, Derek Sholle.

Me rastin e vizitës së këtij të fundit në Beograd, Velebit për Tanjug vlerëson se Amerika aktivizohet në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi Bashkimi Europian nuk ka pasur mundësi apo kapacitet t’i udhëheqë ato në mënyrë aktive.

Ai ka shtuar se SHBA në bisedime hyn me idenë se ato do të kulmojnë në një zgjidhje të shpejtë.

"Mendoj se aktiviteti intensiv diplomatik i SHBA në Ballkan dhe mbi të gjitha në Sërbi, flet për ndryshimin e pozicionit të kësaj të fundit në Uashington. Tashmë nga pala amerikane, egziston më tepër durim dhe gatishmëri që bisedimet me Beogradin, pasi është krejt logjike që Sërbia si shteti më i madh në planin territorial, ekonomia dhe popullsia në Ballkanin Perëndimor, duhet të jetë bashkëbiseduesi kryesor dhe ndoshta nesër aleati kryesor i SHBA në Ballkan”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, porta për krijimin e një partneriteti strategjik mes SHBA dhe Sërbisë, është e çelët dhe është shumë e rëndësishme të punohet në ndërtimin e besimit nga të dyja palët, pra që Beogradi t'i besojë Uashingtonit dhe anasjelltas.

Velebit vlerëson si shumë interesante temat që do të diskutohen sot, përkatësisht stabilitetin energjitik, bashkëpunimin rajonal dhe ekonominë, si dhe ruajtjen e paqes në rajon.

"Amerika si pasojë e qasjes së saj pragmatike, dëshiron të punojë me Sërbinë në zhvillimin e një partneriteti afatgjatë dhe që kjo të realizohet, duhet të punohet në tema që janë në përputhje me këtë, përkatësisht energjinë dhe ekonominë. Ekziston një nismë shumë e rëndësishme siç është ajo e “Ballkanit të Hapur” ku ekziston ideja e ruajtjes së stabilitetit politik rajonal përmes krijimit të bashkëpunimit ekonomik, sepse nëse rajoni është më i lidhur ekonomikisht, ka më pak mundësi për konflikt në të", ka theksuar Velebit.

Ky i fundit ka thënë se është shumë mirë që administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden po zbaton disa marrëveshje të nënshkruara në kohën e Donald Trampit dhe se në periudhën vijuese, mund të pritet prezencë më e madhe e kompanive amerikane në Sërbi dhe rajon veçanërisht nëse iniciativa e “Ballkanit të Hapur” do të shtrihet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Velebit shtron pyetjen nëse është momenti i përshtatshëm për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, ai shprehet se beson se kjo ishte një prej temave që Sholle diskutoi në Prishtinë ashtu sikurse nesër në Beograd, pasi pa formimin e BKS, nuk mund të avancohet në bisedime dhe as të arrihet ndonjë zgjidhje.

"Pyetja e vetme është se deri kur administrata e Kosovës, do t'i rezistojë presionit dhe do të përpiqet të mashtrojë me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, por do të thoja se kjo mund të pritet në periudhën e ardhshme", ka deklaruar Velebit.

Përsa i përket mundësisë së realizimit të planit franko-gjerman, Velebit thekson se është e dukshme se disa aktorë politikë, janë të interesuar për të ashtu sikurse me shumë mundësi arritja e një zgjidhjeje këtë vit, por që nuk do të linte shpresa të mëdha tek ajo, pasi siç tha ai, "në 10 vitet e fundit kemi dëgjuar të njëjta histori sesi u zgjidh çështja e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës po atë vit".