Krstiq: Mesazhet e Cholletit do të kenë peshë, Serbia dhe SHBA po punojnë për një marrëdhënie më të thellë
Docenti në Fakultetin e Shkencave Politike, Millan Krstiq vlerësoi se për një kohë të gjatë ka vazhdimësi në përpjekjet për të lidhur disi më thellë Serbinë dhe SHBA-në në planin ekonomik dhe politik, raporton RTS.
“Mendoj se ngjarjet gjatë vitit 2022 përfaqësojnë vazhdimësi,por kjo nuk do të thotë se të gjitha problemet janë kapërcyer dhe as nuk mund të thuhet se Serbia dhe SHBA janë aleatë, por mendoj se ata kanë arritur një nivel të partneritetit në fusha të caktuara në një nivel serioz”, shton Krstiq.
Në këtë kontekst, Krstiq, duke komentuar vizitën e nesërme të Këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Chollet në Beograd, përkujtoi se ky është një diplomat me përvojë në karrierë, një nga më të rangut në Departamentin Amerikan e Shtetit, i cili filloi punën e tij me Sekretarin e Shtetit James Baker, se në periudhat e mëvonshme do të punonte me njerëz të ndryshëm të rëndësishëm për politikën e jashtme dhe të sigurisë amerikane – nga Strobe Talbott te Richard Holbrooke.
"Ai është një nga njerëzit më të lartë në Departamentin Amerikan e Shtetit. Në fakt është këshilltar, por është në gradën e nënsekretarit, pra menjëherë pas sekretarit të shtetit", shpjegon Krstiq.
Vetëkuptohet, shton ai, se mesazhet që ai sjell do të kenë një peshë të caktuar që nuk do të thotë se këto mesazhe do të jenë ndryshe nga ato që ishin më parë.
"Diplomati serb do të punojë në Departamentin Amerikan e Shtetit - një shenjë besimi në SHBA"
Kur bëhet fjalë për Memorandumin e Mirëkuptimit, i cili është nënshkruar në fillim të vitit në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Departamentit Amerikam të Shtetit, Krstiq sqaron se memorandumi ka dy komponentë. Komponenti operativ, shpjegon ai, nënkupton mundësinë që një anëtar i MPJ-së tonë të punojë në Departamentin e Shtetit për një periudhë të caktuar kohore në një sektor që nuk merret drejtpërdrejt me ne.
Komponenti i dytë është simbolik dhe ka të bëjë me besimin që SHBA ka në një vend të caktuar.
“Kjo është një praktikë që kanë amerikanët, për të lejuar diplomatët e huaj në sistemet e tyre diplomatike. Këtë e bëjnë vetëm me vendet në të cilat kanë një shkallë të lartë besimi, sepse është sfidë e sigurisë”, thekson Krstiq.
Memorandumi me SHBA-në si përgjigje ndaj planit të konsultimit me Rusinë
Krstiq kujtoi se shtatorin e kaluar në Nju Jork, shefi i atëhershëm i diplomacisë, Nikolla Sellakoviq, nënshkroi një plan konsultimi me Federatën Ruse me kolegungun e tij rus Sergej Lavrov, të cilin e kemi çdo vit dhe që rinovohet.
“Kjo mund të interpretohet si një lloj përgjigjeje amerikane apo e jona për të balancuar ende, dhe se ne nuk jemi bashkuar me njërën palë më shumë se një tjetër”, beson Krstiq.
komentet