Vesiq: Kurti, një zjarrvënës ballkanik, tregoi fytyrën e tij të vërtetë në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar fytyrën e tij të vërtetë në Maqedoninë e Veriut, se politika e tij është “Shqipëria e madhe” dhe se është gati për luftë.
Vesiq tha në TV Pink se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të udhëtojë nesër për në Athinë, për një darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Albin Kurti, dhe pyetjes se a pret ndonjë provokim u përgjigj se Vuçiq është gjithmonë i gatshëm për të biseduar dhe se nuk ka refuzuar asnjë takim, madje as me ata që e kanë fyer, edhe kur e dinte se ai takim nuk do të zgjidhte asgjë.
“Ai është zgjedhur nga qytetarët e Serbisë, për të zgjidhur problemet, për të biseduar, për të luftuar për vendin dhe këtë po e bën. Provokime, nëse ka, nuk janë diçka e re për të, ai nuk mund të zgjedhë bashkëbiseduesit e tij, ai gjithmonë ka biseduar me Kurtin, dhe është gjithmonë për bisedë, e jo për përqarje me këdo”, tha Vesiq.
Ai theksoi se njerëzit në Kosovë jetojnë keq e më keq, me nivel të lartë të korrupsionit, prandaj Kurti mund të ofrojë vetëm luftë dhe konflikte.
“Serbia dëshiron të zhvillohet, por do që edhe rajoni të zhvillohet, ne duam që investitorët të vijnë në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ne duam që shqiptarët në Prishtinë të jetojnë mirë, sepse e meritojnë, si dhe serbët në Mitrovicë të Kosovës. Por, kemi Kurtin, politika e të cilit është “Shqipëria e madhe”, dëbimi i serbëve dhe konfliktet. Është e vështirë të bisedosh me dikë që nuk ka asgjë për të humbur”, tha ministri.
Vesiç theksoi gjithashtu se vizita e Vuçiqit në Hungari është pjesë e politikës së tij, e cila arrin të krijojë marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët e saj, si dhe me vendet e tjera të rajonit, duke shtuar se përmes "Ballkanit të Hapur", i cili përbëhet nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, një hapësirë e vetme ekonomike, me qarkullim të lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve, në mënyrë që të tre vendet të bëhen më konkurruese.
Ai theksoi se bashkëpunimi me Hungarinë nuk ka qenë kurrë më i mirë, sepse të dyja vendet janë duke punuar së bashku në projekte të rëndësishme të përbashkëta infrastrukturore, siç është hekurudha e shpejtë Beograd-Budapest, hekurudha Suboticë-Szegedin, e cila ka përfunduar dhe së shpejti do të të hapet për qarkullimin e pasagjerëve dhe zgjerimi i vendkalimit Horgosh, zgjerimi i degës "Y" drejt Kelebijës, ndërtimi i "rrugës së buzëqeshur" nga Nakov deri në Srpska Crnja...
“Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Hungarisë nuk ka qenë kurrë më i gjithanshëm dhe më i fortë, dhe kjo është meritë e Vuçiqit dhe Orbanit, sepse ata i kanë përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve përmes kontakteve personale”, tha Vesiq.
komentet