Drecun: Kurti krijon pamjen e deeskalimit në veri të Kosovës
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi, Milovan Drecun, ka vlerësuar se është i domosdoshëm një deeskalim i vërtetë i situatës në veri të Kosovës për të krijuar kushte për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Blic.
Në një intervistë për TV Blic, Drecun theksoi se kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti po krijon vetëm pamjen e de-përshkallëzimit dhe se nuk ka asnjë qëllim që ta kthejë situatën në gjendjen e mëparshme, e cila ishte para largimit të serbëve nga institucionet.
Pas një vere në të cilën pati disa lëvizje kontroverse të Qeverisë në Prishtinë, a mund të vazhdohet dialogu dhe cila është pyetja e parë tani?
Synimi i vendeve udhëheqëse perëndimore dhe Bashkimit Evropian është që dialogu të vazhdojë sa më shpejt, të krijohen kushte për të rritur presionin ndaj Beogradit për të zbatuar atë që Perëndimi e konsideron marrëveshje, që për ne është vetëm një propozim për marrëveshje, sepse janë dy pika problematike që nuk mund dhe nuk do t'i pranojmë me asnjë çmim. Deeskalimi në veri të Kosovës është i domosdoshëm për të krijuar kushte për vazhdimin e dialogut. Ka mundësi që të ketë diskutime jo vetëm në nivel teknik, por edhe në nivelin më të lartë për disa çështje të tjera në veri. Sepse sjellja e Aljbin Kurtit tregon se ai vetëm po krijon pamjen e deeskalimit, se ai absolutisht nuk synon ta kthejë situatën në gjendjen e mëparshme, e cila ishte para largimit të serbëve nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes. Unë pres që e gjithë historia për vazhdimin e dialogut tani do të ridrejtohet në një presion, shumë të fortë, në disa aspekte dhe brutal ndaj Beogradit për të pranuar të zbatojë atë që kërkohet prej tij me propozimin e BE-së, që janë ato dy pika: që marrëdhënjët me Prishtinën, ne po I ndërtojmë në parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit, dhe atë që është njohja de facto, dhe e dyta, anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Prandaj, mendoj se dialogu, nëse vazhdon në këtë atmosferë, nuk ka perspektivë.
BE nuk ndalet së kërkuari për deeskalim dhe duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Prishtina ka nisur disa procedura, por a e kemi situatën t'i mbajmë dhe a është kjo zgjidhje?
Mund të krijohen kushtet, por Prishtina nuk do t'i krijojë, sepse Perëndimi nuk do të jetë i gatshëm të aplikojë asnjë masë serioze për ta detyruar Prishtinën ta bëjë këtë. Pse serbët u larguan nga institucionet e vetëqeverisjes së përkohshme? Për shkak se kërkuan që nga veriu i Kosovës të tërhiqen plotësisht pjesëtarët e njësive speciale parapolicore, të cilët po terrorizojnë popullin serb, kërkuan që të ndalen arrestimet, aktakuzat e rrejshme dhe lirimi i serbëve të arrestuar. A është përmbushur ndonjë nga këto kushte? Nuk është. Ata kërkuan Asociacionin e Komunave Serbe në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe çfarë përfitojnë nga kjo për t'u kthyer? Kurti dy herë ka tërhequr 25 për qind të policëve, askush nuk i ka numëruar, por kjo nuk do të thotë asgjë. Dhe tani do të jetë, këtu Kurti i tërhoqi policët, i nxori nga ndërtesat e komunës. Po harrohet arsyeja kryesore pse po ndodh e gjithë kjo, që është prania e policisë në veri të Kosovës. Është një kërkesë që Kurti nuk do ta përmbushë, nuk do t'i tërheqë.
Çfarë do të thotë, a do të marrin pjesë serbët në zgjedhje?
Nuk shoh mundësi që të krijohen kushte që serbët të shkojnë në zgjedhje, sepse ai nuk do t'i tërheqë ata policë, dhe çfarë duhet të bëjnë serbët tani? Nëse pajtohen me atë lloj peticioni për shkarkimin e kryetarit, për të cilin Kurti insiston edhe pse nuk ka bazë ligjore, në vend që kryetarët të japin dorëheqjen, që është mënyra më e lehtë, kështu që nëse pajtohen me këtë, atëherë do të bëhet e kotë të vendoset për një bojkot të ri të zgjedhjeve, sepse ai do të thoshte - mirë, e keni kërkuar vetë, e keni nënshkruar dhe ai do të ishte në avantazh, sepse ai mund të diktonte kushtet. Dhe gjëja e dytë kyçe që flet në favor të kësaj, se nuk do të krijohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, është Asociacioni i Komunave Serbe. Pra, tre kushte kyçe: njësitë speciale në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe Asociacioni i Komunave Serbe - asnjëra nga këto nuk do të mjaftojë për të thënë se ka kushte për zgjedhje. Mendoj se do të ishte vërtet një dështim i madh nëse në rrethana të tilla do të pranohej që serbët të shkonin në zgjedhje të reja.
Prishtina është nën një lloj sanksionesh të BE-së, Albin Kurti ka pasur një takim me përfaqësuesit e Quinta-s dhe BE-së, ka edhe kërcënim për masa më të ashpra. A prisni ndonjë rezultat?
Epo, ne nuk shohim që rezultati është arritur. Vetëm nëse dikush mendon se rezultati është se Kurti krijoi pamjen e një lloj deeskalimi. Por shoh që edhe zyrtarët e BE-së thonë se nuk mjafton, se është një lloj fillestar, gjysmë hapi, por se marrëveshja që ata arritën në Bratislavë duhet të përmbushet. Megjithatë, për të pasur sanksione serioze, duhet të kemi një vullnet të fortë politik nga ana e Perëndimit për ta zbatuar një gjë të tillë. Nuk e shoh për momentin.
Presidenti Aleksandar Vuçiq do të takohet me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Budumpesht. Marrëdhëniet e mira me atë vend u tronditën nga ndihma e saj për armatosjen e Kosovës. A do të jetë kjo tema e takimit?
Padyshim që Turqia është një fuqi rajonale, por me ato ide neo-osmane për të rikthyer diçka nga ajo perandori osmane këtu, jo për nga territori, por për nga ndikimi. Turqia është një nga vendet më të rëndësishme që mbështet Kosovën e vetëshpallur dhe që armatos të ashtuquajturën ushtria e Kosovës. Turqia, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania – këto janë shtetet kyçe jo vetëm për armatosjen e Kosovës, por edhe për stërvitje. Turqia do të vazhdojë një politikë të tillë të mbështetjes maksimale për forcimin e pavarësisë së vetëshpallur dhe veçanërisht për formimin e atyre forcave të armatosura. Nuk është rastësi që Turqia mori komandën e KFOR-it dhe se Turqia ka kontigjentin më të madh në KFOR.
Mendoj se Turqia nuk do të ndryshojë sjelljen e saj kur është fjala për qëndrimin ndaj pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës dhe se nuk do të ndalet me mbështetjen e mëtejshme për pajisjen dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së. Dhe sigurisht që ka një efekt negativ në marrëdhëniet tona. Ajo që po bën Turqia tani me armatosjen e ushtrisë së Kosovës po çon në destabilizimin e rajonit. Çdo krijim i një formacioni të tillë çon në përfundimin e projektit të Shqipërisë së madhe. Është hedhur guri kryesor i themelit për një Shqipëri të madhe - është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe kushdo që mbështet një Kosovë të pavarur, në të vërtetë mbështet konceptin e Shqipërisë së madhe. Është iluzion të mendosh se nëse Kosova do të bëhej anëtare e OKB-së, nuk do të bashkohej me Shqipërinë, atëherë të gjitha dyert do të ishin të hapura për këtë. Dhe atëherë askush nuk do të mund të shpëtonte as Maqedoninë e Veriut dhe as Malin e Zi. Pavarësisht se janë në NATO, natyrisht nga ana tjetër mund të arrijnë të gjejnë emërues të përbashkët në planin ekonomik, sepse në Serbi punojnë shumë kompani turke. Këto janë kompani të mira dhe punësojnë një numër të madh njerëzish. Dhe kjo është një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, por unë mendoj se Turqia ka bërë një hap të madh prapa këtu duke i dhënë një mjet të fuqishëm, sulmues asaj ushtrie të Kosovës.
komentet