Vllajiq: Për gjithçka që ka ndodhur gjatë luftës, Prishtina akuzon sërbët për krime lufte
Avokat Nebojsha Vllajiq thotë se në dy javët e fundit është shtuar intensiteti i arrestimeve të sërbëve për krime lufte ku siç thotë ai, tregon pasiguri ekstreme dhe njerëzit janë me të drejtë të shqetësuar transmeton RTS.
"Roli i gjykatës speciale në Prishtinë është bërë i tillë që nuk është e mundur që gjatë luftës në K&M të jenë kryer gjithçka veçse krime lufte. Nuk është e mundur që dikush ishte dhunues dhe në Komisariatin e Policisë të ketë dhunuar një shqiptar apo grabitur një banesë e kushdo për këtë është akuzuar për krime” thotë Vllajiq.
Për të, thotë ai, shembulli më mbresëlënës është ai i Zoran Llukiqit nga Vuçiterna i cili u arrestua gjashtë vjet e gjysmë më parë në Mal të Zi, ndaj të cilit rëndojnë pesë vepra penale.
"Pesë vepra penale për krime lufte. Kjo është e pamundur të ndodhë. Qëllimi është që ai të dënohet me burgim të përjetshëm me këto pesë vepra penale" ka thënë Vllajiq.
Sipas këtij të fundit në Kosovë po ndërmerren vepra penale ndaj tetë personave të dyshuar për krime lufte, ndërsa pesë prej tyre, janë duke vuajtur dënimin, që është gjithsej 13.
Kjo tregon se situata është shumë e vështirë, pasi nuk ka objektivitet.
"Kur kishte gjykatë të drejtuar prej EULEX dhe kur ushtrohej funksionimi i saj gjyqësor, ekzistonte njëfarë objektiviteti, sot nuk ekziston fare. Thonë se janë duke i parë gjykimet edhe pse ne nuk e kemi parë kurrë raportin e tyre, as pozitiv e as negativ pasi kjo është mjaft e vështirë" ka thënë Vllajiq.
komentet