Vllajiq për shpronësimet në veri: Prishtina ndryshon ligjet sipas hesapit të vet
Përfaqësuesi ligjor i sërbëve të cilëve u janë uzurpuar trojet në veri të Kosovës Nebojsha Vllajiq thotë për Kosovo onlajn për atë që Prishtina ka ndërmarrë procedurat për ligjin e ri të shpronësimeve çka do të thotë se Qeveria e Kosovës vazhdon të ndërmarrë masa duke injoruar interesat e qytetarëve dhe duke mos thënë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
Ai kujtoi se Prishtina ka filluar zbatimin e procesit të shpronësimit në vendbanimet sërbe duke shkelur rëndë ligjin.
“Në gjysmën e dytë të vitit pararendës dhe këtë vit, Prishtina ka ndërmarrë procedurat e shpronësimit në zonat sërbe, duke mos dashur të thotë në përgjithësi se për çfarë konkretisht bëhet fjalë dhe se cili është qëllimi i qeverisë, që është thellësisht në kundërshtim me Ligjin për shpronësimet ku thotë se interesi publik duhet të ekzistojë dhe interesi publik përcaktohet përmes një procedurë të drejtë ku të gjitha informacionet të bëhen të ditura” ka thënë Vllajiq për Kosovo Onaljn.
Me ligjin e shpronësimeve, sqaron Vllajiq, Prishtina e shfrytëzon si të gjitha ligjet e tjera-ndan dhe nxjerr atë që është e nevojshme për një situatë të caktuar dhe ajo që nuk është në favor të tyre, injorohet plotësisht. Vllajiq shton se ka raste kur Prishtina shkel plotësisht ligjin.
Kur është çështja për Ligjin e shpronësimeve, Vllajiq thekson se të gjithë kapitujt e tij janë injoruar plotësisht, ndërsa objekteve të shpronësimit, nuk u është ofruar asnjë mundësi për mbrojtje juridike dhe për drejtim të një procedure cilësore.
“Ne kemi iniciuar një padi dhe shpresojmë që Gjykata Supreme dhe Themelore në Prishtinë të mbajnë qëndrim të duhur dhe të mbrojnë të drejtat e pronarëve, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur, përveçse në njëfarë mënyre shumica e aktiviteteve të qytetarëve dhe drejtuesit e komunave, janë transferuar në një lloj gjendjeje paqësore” thotë avokati.
I pyetur se çfarë përgjigje pret nga qytetarët për të inicuar miratimin e Ligjit të ri për shpronësimet, Vllajiq theksoi se lufton për të drejtat e qytetarëve sërbë përmes mjeteve ligjore dhe përpiqet t'i mbrojë këto të drejta para gjykatave.
“Është koha që gjykatat në Prishtinë të veprojnë për paditë sepse janë bërë disa muaj që janë ngritur dhe ende nuk është bërë asgjë. Ka ardhur koha të merret çdolloj vendimi gjithashtu edhe Avokati i Popullit i Kosovës që mbron të drejtat e njerëzve, mbajti takime me qytetarët dhe me mua dhe është koha që ai të dalë me një lloj qëndrimi dhe të shikojmë se ku jemi në këtë proces ose qeveria mund të na marrë të drejtat sipas hesapit të tyre”, tha Vllajiq.
Ky i fundit beson se do të ishte më mirë për të gjithë nëse gjykata në Prishtinë merr një vendim dhe t’a kthejë këtë situatë në baza ligjore.
“Nëse vazhdohet me shkeljen e të drejtave, sigurisht që do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore, por në këtë moment nuk e dimë se çfarë saktësisht do të jenë”, tha Vlajiq.
komentet