Shpronësim për militarizim: Dëgjesat publike të vonuara, pyetjet pa përgjigje, për drejtësi drejt gjykatës

Baza Jasenovik
Burim: Kosovo Online

As pas dy dëgjesave publike e para në Leposaviq e më pas në Zubin Potok, banorët nuk kanë mundur të mësojnë cili është qëllimi i shpronësimeve të trojeve që po ndërmerr qeveria e Kosovës, vendimi pa sqarime të qarta për marrjen e pronave të çmueshme prej pronarëve dhe ndërmarrjeve shoqërore. Pronarët janë të vendosur të mbrojnë të drejtën e tyre dhe qëndrojnë të palëkundur pas padive të cilat vijnë prej Gjykatës Themelore dhe asaj të Lartë në Prishtinë. 

Pronarët e Drenit dhe Leposaviqit janë gjendur të habitur kur në afërsi të banesave të tyre kanë dëgjuar zhurmën e mjeteve të rënda të mekanizuara nën kujdesin e forcave speciale të Policisë së Kosovës, reaguan me shpejtësi duke u organizuar dhe përballur me mjetet ndërkohë që i kërkuan ndihmë kryebashkiakut të dorëhequr Zoran Todiqit. 

Pikërisht këtë mëngjes qytetarët për të parën herë dëgjuan prej nënkolonelit të Policisë së Kosovës Veton Elshanit i cili është koordinator i këtij aksioni, se çfarë do të ndërtohet tek pronat e tyre. 

"Këtu do të jetë stacioni policor kufitar. Sot kemi folur me banorët dhe ajo çfarë dimë u’a përcollëm atyre. Ata ankohen se një pjesë e varrezave ortodokse është përfshirë në vendimin e shpronësimit, por ky është një gabim teknik dhe gjatë punimeve do të shohim se çfarë mund të bëjmë për këtë. Urdhërat janë urdhëra dhe ne respektojmë vendimin e Qeverisë“, ka thënë më parë Elshani. 

Në Komunën e Leposaviqit bëhet fjalë për 13 parcela private dhe 6 parcela në pronësi shoqërore. Pronarët e tyre dhe banorët e fshatrave Dren, Zaselje, Mekiniq dhe Kratina, protestojnë prej një muaji pasi nuk pajtohen me vendimet dhe mesazhin se po punohet për ndërtimin e një “objekti me rëndësi publike”. 

Radomir Jovanoviq nga fshati Mekiniq për Kosovo onlajn thotë se 8 hektarët e tij dhe tokat e vëllezërve janë nën shpronësim dhe për këtë, atë askush nuk e ka njoftuar. 

“Kjo është e gjyshit tim. Ky nuk është shpronësim, ky është uzurpim. Asgjë nuk dinim, askush nuk na njoftoi, vetëm kur një ditë filloi të tronditet kodra dhe mjetet që mbërritën, nisën të punonin, çka u habitëm. Zonja nga Prishtina nuk e dinte çfarë na thoshte, menduam për shtrimin e kabllit optik, më pas rrugë trotuari, e më pas ndriçimi. Në përgjithësi askush nuk dinte të na thoshte çfarë planifikohej të ndërtohej. Ne do të qëndrojmë këtu dhe do të presim, ata po veprojnë. Interesi i tyre i vetëm është të na dëbojnë prej këtej dhe me Mitrovicën ta përfundojnë lehtë. Ne prej këtej nuk largohemi, do të qëndrojmë, këtë mund t’a dëgjojë edhe Kurti apo ai që do të vijë pas tij”, shprehet i vendosur Jovanoviq.
Më kot, banorët e Drenit dhe fshatrave të tjera, protestuan dhe kërkuan përgjigje prej delegacionit nga Prishtina se për çfarë shpronësimi bëhet fjalë dhe çfarë do të ndërtohet në pronat e tyre. Nga Afrim Murati, i cili udhëhoqi delegacionin e Prishtinës, u dëgjuan vetëm shembuj të shpronësimeve të mëparshme në Kosovë, me theks të qartë se rrugët, klinikat dhe shkollat ishin të bllokuara në vendet e shpronësimeve të mëparshme, gjë që ai nuk mund të thoshte për lokacionet në veri përveçse po ndërmerren punime për zgjerimin e rrugës dhe infrastrukturës.

Avokati në komunën e Leposaviqit, Mlladen Qiprijanoviq, tha se banorët e zonës kanë bërë padi përmes avokatit të tyre dhe se nuk heqin dorë nga qëllimet që kanë.

“Nuk kemi dëgjuar shumë për këtë nga ata nëpër debate të cilat u organizuan në periudhën e mëparshme, ku në vijim ende qëndron e paqartë ajo çfarë qëndron rreth vendimit është se do të ndërtohet objekt infrastrukturor me rëndësi publike, e padetajuar se për cilin objekt bëhet fjalë, nuk morëm informacion të qartë. Ata pretendojnë se është duke u ndërtuar një rrugë, një rrugë ndërkomunale, një rrugë komunale dhe një rrugë për në një fshat, por kjo nuk ishte e shënuar në vendim. Me mbajtjen e një dëgjese publike, ata po tentojnë të mbulojnë atë që është kryer në mënyrë të paligjshme më herët dhe tani. Vetëm kur shikojmë vendimet e marra, shihet qartë se ligji nuk po zbatohet. Në fillim të muajit shkurt janë marrë dy vendime kontradiktore, përkatësisht vendimi për punët përgatitore dhe vendimi për pranimin e kërkesës për shpronësim. Puna përgatitore është ajo që kryhet në fillim para se të fillojë procedura dhe në të njëjtën seancë është marrë vendim për pranimin e kërkesës. Gjithashtu, vendimet për përcaktimin e interesit publik janë marrë vitin e kaluar, dy në gusht, një në dhjetor e një tjetër në janar”, thekson ai.

Në Leposaviq është në plan shpronësimi i afro 83 hektarë tokë e ndërsa në komunën fqinje të Zubin Potokut, është në plan shpronësimi i më shumë se 50 hektarë tokë. Në ndryshim nga Leposaviqi, në Zubin Potok është baza e ndërtimit të madh si dhe infrastruktura rrugore e cila fillon nga komuna e Istogut deri tek vetë baza, ku po bujtin forcat speciale nga Prishtina, si dhe nga baza deri tek vedkalimi administrativ i Bërnjakut. 

Në dëgjesën publike e cila u mbajt në Zubin Potok, banorët e Kollashinit të Ibrit, mund të ridëgjojnë atë çfarë avokatët dhe mediat kanë mësuar prej Afrim Muratit në Leposaviq, në dëgjesën publike të shtatë ditëve më parë. 

Avokat Nebojsha Vllajiq, përfaqësues ligjor i banorëve i cili dorëzoi padi për shpronësimet e tyre në Zubin Potok, priste që Murati të ishte përgatitur më mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. 

“Ju në Leposaviq nuk kishit përgjigje për një nga pyetjet më të thjeshta, nuk keni as tani. Çfarë kërkoni të ndërtoni? Ju këtë e dini, por keni urdhër nga qeveria mos t’a thoni, çfarë na thoni për shkëmbimet ekonomike? Se nuk keni fabrikë për t’a bërë në Jasenovik? Të gjithë e dimë çfarë po ndërmerrni dhe ju nuk doni t’a thoni. Ju e keni bërë këtë. Për çfarë shërben dëgjesa publike? Ju keni marrë tokën dhe po ndërtoni bazën ushtarake apo policore. Dikur quhej kazermë. Po ndërtoni kazermë, e tani po bëni dëgjesën publike. Përse nuk na e citoni ligjin i cili thotë që dëgjesa publike duhej të bëhet para kësaj?”, ka thënë Vllajiq ndërsa ka renditur shumë pyetje që shqetësonin qytetarët, por pa përgjigje dhe me buzëqeshjen e Afrim Muratit.

Nebojsha Panteliq nga Zubin Potoku sqaron se ai dhe vëllai i tij së bashku me familjen dhe fqinjët dëshirojnë të qëndrojnë të jetojnë në vatrat e tyre. 

“Kush ju lejoi ju dhe kush ju tha të gërmoni në pronat tona? Mund t’u them se mund të gërmoni dhe punoni çfarë të doni, për të na dëbuar prej këtej nuk mundeni dot, na hapët rrugën dhe në këto gropa ndizni zjarre. Si nuk ju vjen turp? Nuk jemi të vegjël dhe nuk jemi budallenj mund t’u themi se nga kjo nuk ka asgjë, nuk do t’ua jap as me para. Nuk funksionon kështu që unë jam sërb dhe ti shqiptar, unë këtë shtëpi kam këtu dhe do t’a mbroj pronën time. Në këtë pronë vendosa të ndërtoj një hambar, tani jam i bllokuar të shkoj në atë parcelën tej. M’u përgjigjni çfarë kërkoni këtu?”, ka thënë Vuçetiq.
Pas përfundimit të dëgjesave publike qytetarët kanë mbetur vetëm me pyetjet e tyre dhe pa përgjigje, avokatët u kanë thënë se gjykatat dhe paditë janë instancat e radhës dhe se nuk mund të pritet që zëri i popullit të dëgjohet nga të tilla dëgjesa publike sepse u pa se delegacioni nga Prishtina, nuk kishte ardhur për t'i qetësuar dhe dëgjuar qytetarët, por për të plotësuar formën dhe procedurën e vonuar ligjore për shkak të presionit të përfaqësuesve ndërkombëtarë. 

Qytetarëve të cilëve i’u është grabitur prona t’u drejtohen përfaqësuesve ndërkombëtarë, ambasadorëve të Pesëshes dhe faktorëve që mund të ndikojnë tek autoritetet e Prishtinës dhe tek Albin Kurti ku siç thanë ata, të ndalin fushatën ushtarako-policore dhe militarizimin total të veriut të Kosovës e cila padyshim, do të pasohet nëse do të mbetet në fuqi vendimi për marrjen e tokës dhe ndërtimin e bazave policore e ushtarake në të.