Vllajiq: Vetëm ata që janë të dëshpëruar ose thellësisht të painformuar shpresojnë për drejtësi në Kosovë

Advokat Nebojša Vlajić
Burim: Kosovo Online

Avokati Nebojsha Vllajiq thotë se vetëm ata që janë të dëshpëruar apo thellësisht të painformuar shpresojnë për drejtësi në Kosovë, si dhe se është e pamundur që dikush të mbrohet para gjykatave në Kosovë, sepse, siç thekson ai, nuk u interesojnë argumentet, transmeton RTS.

Vllajiq, duke folur për serbët e arrestuar, thekson se asnjë serb nuk duhet të mbetet i pambrojtur, por edhe se është e rëndësishme të thuhet publikisht se nuk ka pasur sulm ndaj gazetarëve nga Prishtina.

Ai thekson se serbët në Kosovë jetojnë në terror të institucionalizuar, i cili paraqitet sikur është i nevojshëm dhe si diçka që është në interes të të gjitha komuniteteve.

"Kjo është larg nga e vërteta. Unë jetoj në Kosovë, kam lindur në Mitrovicë e Kosovës, situata nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe më e tensionuar. Njerëzit e ndjejnë këtë, ka pasiguri të vazhdueshme dhe shumica e këtyre gjërave vijnë direkt nga Prishtina", shton Vllajiq.

Ai tregon se komuniteti ndërkombëtar nuk po reagon.

“Mendoj se duhet të gjenden disa zgjidhje, por nuk shoh se janë afër”, thekson Vllajiq.

I pyetur nëse është e mundur të mbrohen njerëzit nëse institucionet në Prishtinë refuzojnë të gjitha provat, Vllajiq thotë se është e pamundur të mbrohet dikush para gjykatave në Kosovë.

"Unë jam dikush që sipas vokacionit tim duhet të besoj në gjyqësor. Unë ende besoj në të, nuk i kam humbur idealet e mia, por shoh se si funksionon gjyqësori në Kosovë. Vetëm ata që janë të dëshpëruar ose që janë thellësisht i painformuar shpresojnë për drejtësi në Kosovë. Është e pamundur të mbrosh dikë para gjykatave në Kosovë, sepse thjesht nuk i interesojnë argumentet. Do t'ju lënë të thoni çfarë të doni, për të ruajtur pamjen e një gjyqi të drejtë, por vendimi është marrë shumë kohë më parë”, thotë Vllajiq.

Duke folur se cila është strategjia për mbrojtjen e serbëve të cilët tani janë në paraburgim, Vllajiq thotë se strategjia është e tillë që “askush nga njerëzit tanë nuk duhet të mbetet i pambrojtur”.

“Dhe nuk do të mbetet, të gjithë avokatët që punojnë këtu përpiqen me të gjitha forcat për t’i ndihmuar ata njerëz, dhe herë ne jemi më shumë se mbrojtës për ta, herë jemi si familjarë. Kjo duhet bërë dhe të theksohet vazhdimisht. Besoj se një ditë do të vijë koha kur ato argumente do të njihen”, thekson Vllajiq.

Vllajiq është mbrojtësi i të arrestuarit Millun Llune Millenkoviq, i cili akuzohet për terrorizëm, sulm ndaj personave nën mbrojtje ndërkombëtare, KFOR-it, si dhe policisë së Kosovës.

“Llune ka edhe një mbrojtës tjetër që po merr masa në atë procedurë dhe jam i sigurt se në atë procedurë tashmë është bërë gjithçka që mund të bëhet, por ka pasur një masë paraburgimi 30 ditë dhe jo shumë gjëra do të mund të bëhen tani”, shton Vllajiq.

Ai tregon se të rëndësishme janë edhe rastet e tjera, por se i tiji është ai me akuzat më të rënda.

“Ka raste të dy të arrestuarve të parë, Petroviq dhe Obrenoviq, ku po ashtu nuk ka dëshmi se këta persona kanë kryer vepra penale, ashtu siç nuk ka dëshmi për sulme të pretenduara ndaj gazetarëve nga Prishtina. Nuk kemi arsye të sulmojmë gazetarët, veçanërisht ata nga Prishtina. Ne duam që e vërteta jonë të dëgjohet pikërisht në Prishtinë dhe prandaj na duhen gazetarët shqiptarë”, thekson Vllajiq.

Ai po ashtu thekson se njerëzit në Kosovë janë të shqetësuar nga tendenca e atyre gazetarëve të raportojnë vetëm për atë që duan.

“Vendosja e shembujve të këqij, nëse ka, dhe ekzagjerimi i gjithë rastit. Pra, nuk ka sulm ndaj gazetarëve dhe kjo duhet thënë publikisht”, thotë Vllajiq.

Para demonstratave është arrestuar edhe Millovan Bozhoviq nga Zubin Potok, i cili akuzohet për krime të rënda.

“Ai u akuzua për krimet më të rënda, për pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe thelbi i këtij krimi të organizuar është kundërshtimi i pushtetit nga Prishtina. Serbët i konsiderojnë armiq, dhe dikë duhet ta shpallin lider apo pjesëmarrës në të. Pikërisht kështu ka ndodhur me Bozhoviqin. Nuk ka asnjë provë për atë që akuzohet dhe ai është në paraburgim për muajin e tretë”, shton Vllajiq.

Strategjia e Prishtinës është që të merret edhe me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova. Ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Sllavko Simiq, u vunë në shënjestër të Prishtinës, e cila i akuzon ata si udhëheqës të një grupi kriminal në Leposaviq dhe se kanë organizuar persona që kanë penguar mbledhjen e kryetarit të sapozgjedhur me drejtorë kompanish.

“Këto akuza nuk janë aspak naive. Nuk është qëndrim politik i ministrit që e ka thënë, pra le të themi se në njëfarë kuptimi është e lejueshme. Është keqpërdorim i drejtpërdrejtë i pozitës së tij zyrtare. Ai po akuzon njerëz që janë liderët politikë të atij populli, ai njeri ka qenë deputet apo ka qenë kryetar i mëparshëm i komunës së Leposaviqit. Është normale që ata janë liderë politikë. Ata janë liderë politikë, pavarësisht nëse Prishtinës i pëlqen apo jo ai person", tha Vllajiq.

Ai thotë gjithashtu se akuzimi i tyre, pa asnjë provë, për udhëheqje të grupeve kriminale është urdhër dhe presion i drejtpërdrejtë ndaj organeve të drejtësisë, urdhër i drejtpërdrejtë për arrestim dhe diçka që shkakton pasiguri në mbarë komunitetin.

“Nëse një njeri i thjeshtë sheh se dikush të cilit i beson, një politikan, pa marrë parasysh çfarë, mund të arrestohet, ai mund të akuzohet kështu, çfarë do të mendojë për veten? Sigurisht, edhe më keq”, thotë Vllajiq.

Ai thekson se nuk ka asnjë ndëshkim për sulmin ndaj fëmijëve që mund të pushkatohen dhe të mos shkoshë në burg, të cilët ngasin kvad në rrugët fshatare apo pyjore dhe rrihen brutalisht.

"Pse nuk vijnë ata gazetarë shqiptarë në spitalin e Mitrovicës për t'i filmuar ata fëmijë dhe pastaj policia të na thotë se është një ngjarje e rreme dhe se është e sajuar. Asgjë nuk është e sajuar. Gazetarët shqiptarë dhe publiku shqiptar në Prishtina nuk i sheh lotët e nënës së tyre Maria, nuk e sheh dhimbjen dhe vuajtjen e atyre fëmijëve dhe fëmijërinë e shkatërruar, askush nuk e sheh këtë, dhe sa herë që policia akuzohet për keqpërdorim të pozitës, thotë se nuk e kemi parë. Ata as nuk kanë qëlluar në veturë dhe pas dy ditësh është vërtetuar se kanë qëlluar”, ka përfunduar Vllajiq.

Me kërkesën për lirimin e të gjithë të arrestuarve, serbët sot në ora 13 do të mblidhen në Mitrovicën e Veriut, e më parë në Leposaviq dhe do të kenë një tjetër shëtitje proteste.