Vuçeviq: Kam frikë se terrori ndaj sërbëve në Kosovë do të vijojë

Miloš Vučević Ćirilica
Burim: Instagram

Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq shprehu frikën se dhe vitin pasues do të vijojë presioni dhe terrori ndaj sërbëve në Kosovë.

“Na pret sfida e ruajtjes së popullit tonë në Kosovë e Metohi” ka thënë Vuçeviq i ftuar në TV Hepi.

Ai tha se i trembet vijueshmërisë së presioneve dhe ndaj Republikës Sërbe të Bosnjës sikurse paralajmëroi, sot dikush i jep vetes të drejtë që të shembë Marrëveshjen e Dejtonit.

“Se çfarë do të ndodhë gjeopolitikisht, këtë askush nuk e di”, konstatoi kryeministri i Sërbisë.

Duke folur rreth vitit 2024, tha se tragjedia në Novi Sad la gjurmë më të thellë, dhimbje dhe trishtim si dhe pyetjen se-kush është përgjegjës.

“Kjo la gjurmën më të thellë dhe përshtypje të keqe, dhimbje dhe trishtim tek kombi dhe pyetjen se kush është përgjegjës. Ajo çfarë veç kësaj, ishte më pozitive për qytetarët tanë” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit shprehu bindjen se viti 2025 do të jetë më i mirë.

“Situata në Lindjen e Mesme është e komplikuar, lufta është e rëndë në Ukrainë për nga numri i viktimave, front i gjerë. Na pret sfida e ruajtjes së popullit tonë në Kosovë e Metohi dhe mbrojtja prej tentativës së revolucionit të ngjyrosur. Nuk kemi të drejtë të tolerojmë" ka thënë Vuçeviq.