Vuçeviq për kërcënimin e luftës: Nuk do të lejojmë kurrë që populli serb në Kosovë të mbetet i pambrojtur
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha për Kosovo online se deklarata e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha se “Kosova është e gatshme për luftë nëse cenohet integriteti dhe sovraniteti i saj” është vetëm një provokim i rrezikshëm me të cilin po përpiqet Prishtina për të përfshirë Serbinë në konflikt, si dhe për të frikësuar të gjithë serbët në territorin e Kosovës dhe Metohisë, për të krijuar një territor etnikisht të pastër.
Vuçeviq thekson se politika e Serbisë bazohet në paqen dhe bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve.
“Qëndrimi ynë është i qartë, politika e Serbisë e udhëhequr nga Presidenti i Republikës Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë bazohet mbi të gjitha në paqen dhe bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve, në dialogun politik, arritjen e marrëveshjes, që si shtet i përgjegjshëm e kemi treguar dhe dëshmuar të panumërta deri tani”, tha ministri.
Vuçeviq u tha politikanëve shqiptarë që i bëjnë këto deklarata dhe kërcënime të rrezikshme se duhet të dinë dhe të jenë të vetëdijshëm se kufijtë e Serbisë dihen dhe se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë në Malet e Sharit dhe Bjeshkët e Namuna.
“Nuk do të lejojmë kurrë që populli serb në Kosovë dhe Metohi të mbetet i pambrojtur dhe prandaj duhet ta dinë se Serbia nuk është një thes grushti dhe se për dallim nga dhjetë vjet më parë, ekonomikisht, por edhe në çdo kuptim tjetër, është shumë më e fuqishme dhe më e fortë”, përfundoi Vuçeviq.
0 komentet