Vuçeviq: Kisha është shënjestër e sulmeve sepse mbledh popullin, Kurti bën lista si në Luftën e Dytë Botërore

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Millosh Vuçeviq ka qenë i ftuar në emisionin “Novo jutro”, ku ka folur për akuzat e rrezikshme ndaj Kishës Ortodokse Serbe, se kontrabandon armë nëpër vendkalimet administrative, por edhe për listën e fundit të serbëve të cilët Prishtina kërkon arrestimin.

Vuçeviq ka komentuar akuzat e deputetës britanik e Cairns, e cila ka thënë se me ndihmën e kishës ortodokse serbe po kontrabandohen armë në Kosovë nga Serbia dhe ka thënë se kisha është cak i sulmeve sepse mbledh popullin.

“Lobisti i vjetër shqiptar padyshim që nuk i shmanget asgjëje, përfshirë edhe të pavërteta të tilla. Pashë që kisha jonë kërkoi të vërtetohen të gjitha këto akuza dhe të përcaktohet situata reale. Kisha Ortodokse Serbe është një kishë apostolike dhe është shënjestër e sulmit sepse gjithmonë ka qenë një shtyllë e tubimit të popullit. Është edhe objektivi i të gjithë atyre që nuk ia dëshirojnë të mirën Serbisë. Do të dëgjoni edhe akuza se ndërhyn në të gjitha çështjet, se ka pikëpamje të ndryshme për disa çështje”, tha ai.

Ai ka theksuar se listat me emrat e serbëve, përfshirë edhe liderët e Listës Serbe, paraqesin presion ndaj njerëzve nga Kosova për të dëbuar familje të tëra.

“Tensionet janë të mëdha. Ka gjëra edhe më të këqija. Ata vazhdojnë me tregimet për listën e re të serbëve të paditur, bëjnë presion. Pashë mbrëmë që pas 45 emrave të rinj u shtuan edhe 24. Ata po bëjnë atë që bëri regjimi nazist dhe fashist. Gjithnjë likuidonin dhe arrestonin ata që ishin të respektueshëm në shoqëri dhe që bënin rezistencë. Ne e pamë atë matricë në shekullin e 20-të, për të bërë lista që janë për t'u fshehur dhe njerëzit kanë frikë. E pashë që në listën e të dyshuarve, them gjoja se nuk e di se për çfarë dyshohen, janë dy liderë të Listës Serbe, Rakiq dhe Simiq, ish-kryetarë të komunave të veriut në Kosovë dhe Metohi. Ata kanë edhe metodologji të ndryshme për të bërë presion mbi serbët. Vjen një shqiptar në Shtërpce, i cili prezantohet si përfaqësues i shërbimit të tyre inteligjent, ulet në një kafene duke pirë kafe, i vendos një copë letre përpara dhe thotë "Kjo është lista e 85 serbëve që do të arrestohen". Sigurisht që kjo përhapet dhe të nesërmen keni 20 familje që shpërngulen”, tha Vuçeviq.

Duke komentuar deklaratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në të cilën ai tha “stop me marrëzira” në lidhje me situatën në Kosovë, Vuçeviq thekson se nuk e di se çfarë do të thotë ajo deklaratë dhe kujt i referohet.

“Është irrituese që po bëni thirrje për paqe nga të dyja palët. Ne kemi ulur gatishmërinë luftarake të ushtrisë, kemi zvogëluar praninë në lëvizje drejt vijës administrative. Qëllimi i Serbisë nuk është të hyjë në luftë por të ketë dialog politikë. Ne po e qetësojmë situatën, po ndikojmë tek qytetarët tanë në Kosovë dhe Metohi – e cila është gjithnjë e më e vështirë, sepse njerëzit janë të përndijekur çdo ditë, e ju thoni, që me qetësi dhe në mnyrë demokratike ti kuptojmë rrethanat”, tha Vuçeviq.

Kurtin sa here që e “ndalin” ngrit shkallën më lart, tha Vuçeviq dhe shtoi se tani nga çështja e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe kemi ardhur deri te gjërat themelore, që është ndalimi i arrestimit të Serbëve.

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, i cili ndodhi pak ditë më parë, ministri e vlerësoi si një tentativë tjetër të Kurtit për të krijuar arsyetim për shtimin apo mbajtjen e kontingjentit të forcave speciale, për të treguar forcën ndaj popullit me duar të zhveshura.

Ministri e vlerësoi si procedurë të pacivilizuar ndalimin e djalit të presidentit Aleksandër Vuçiq, Danillo Vuçiq, në Kosovë dhe Metohi dhe theksoi se ai u ndalua me qëllimin për ta poshtëruar dhe se nuk bëhej fjalë për një kontroll rutinë, d.m.th. ,ose një ndalesë.

“Danillo veproi me nder, nuk e njollosi fytyrën e familjes dhe as të shtetit, e ndaluan me qëllim, e dinin kush ishte në makinë, donin ta poshtëronin, donin të kishin filmime se çfarë i bënë djalit të presidentit të shtetit. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se ata nuk janë vetëm dhe që nuk janë shtet, këtë nuk e bëjn shtetet por krijesat banditore”, tha Vuçeviq.

Ai tha se kur policia serbe arrestoi tre forca speciale shqiptare, ata vepruan në përputhje me ligjin dhe normat ndërkombëtare.

Ministri iu referua edhe bisedës me ministrin e Mbrojtjes së Italisë Guido Crozetto në Romë dhe tha se ai e njoftoi atë për situatën në Kosovë dhe theksoi se ishte jashtëzakonisht korrekt dhe se pala italiane theksoi me vendosmëri se pala shqiptare është fajtore për përshkallëzimin në krahinën jugore serbe .

“Mbrëmë kam biseduar edhe me nënkryetarin e Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, i cili ka qëndrim të hapur ndaj Serbisë, ai tha se është i gatshëm të dalë në hapësirën mediatike në periudhën e ardhshme dhe të thotë se Serbët nuk janë fajëtor dhe se çdo gjë që po ndodh është e papranueshme. Ata kanë pasur qendrim të drejta dhe korrekte dhe kanë kuptuar situatën që i ka ndodhur popullit tonë në Kosovë dhe Metohi. Nuk mendoj se do të ndryshojnë pozicionin e tyre strategjik në aspektin e njohjes, por mendoj se ata e kanë kuptuar se gjithçka që po ndodh është një provokim shqiptar”, tha Vuçeviq.

Ministri përsëriti se kur bëhet fjalë për KdheM, është një periudhë e vështirë përpara, por se ata janë gjithashtu të shqetësuar për ndërlikimet dhe marrëdhëniet gjithnjë e më komplekse në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se "BiH di të jetë edhe më e ndërlikuar se KdheM".

Vuçeviq ka kërkuar nga të gjithë që të mos e nënvlerësojnë Kurtin, sepse ai është një njeri që është i gatshëm t'i ndjekë qëllimet e tij deri në fund.

"Ai është fanatik që vepron në mënyrë të paarsyeshme, ai jeton për këto situata. Një fanatik që beson në idetë dhe gjërat që i zbaton, dhe ato janë katastrofike dhe gjenocidale", tha ministri Vuçeviq.