Vuçeviq: Policia kosovare ndali Danillo Vuçiqin me synim për t’a keqtrajtuar

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Ministri i mbrojtjes dhe zv.kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë në tv Pink, se policia kosovare në Vidovdan, ndaloi autoveturën në të cilën ishte Danillo Vuçiq, djali i presidentit të Sërbisë, me synim për t’a keqtrajtuar dhe poshtëruar, por Danillo Vuçiq nuk e turpëroi fytyrën e vet dhe fytyrën e familjes së vet dhe as fytyrën e kombit.

"Disa gjëra mund të përmbyllim nga kjo ngjarje dhe kjo është se sërbët nuk kanë asnjë të drejtë në K&M dhe se ata kurrë nuk mund të jenë shtet. Kjo nuk i bëhet familjes së një shtetari të lartë. Ata e dinin se kush ishte në makinë, e panë në vendkalimin administrativ ku ishte dorëzuar karta e identitetit dhe me këtë qëllim e ndaluan për t’a keqtrajtuar. Mirë që Danillo shkoi në Graçanicë, që si djali presidenti të jetë aty me popullin e vet. Me sa di unë, kjo nuk është hera e parë që Danillo ishte në K&M. Ai refuzoi të hiqte bluzën ndonëse i ishte drejtuar arma automatike. Ishte trim në dukje. Kjo është gjenetike" ka thënë Vuçeviq. 

Ky i fundit ka thënë se këto gjëra nuk bëhen, ashtu sikurse Kosova nuk ka atribute të një shteti të vërtetë. 

"Mendoni sikur ne të ndalojmë të gjithë kushërinjtë e këtyre funksionerëve të Kosovës kur shkojnë drejt Zvicrës, Austrisë. Ata nuk kanë funksione shtetërore, ata nuk munden të sillen si shtet. E gjithçka e bëjnë si ndonjë formacion terrorist veçse më shumë nuk dalin prej pyllit por nga godinat. Narrativa e tyre është terroriste. Ky nuk ishte kontroll rutinor, por t’a poshtëronte. Mua më bëri fort përshtypje fjalia e (Danillos) që babai i tij është presidenti i tyre. Poshtë është me të vërtetë ferr, fjalë për fjalë çdo aktivitet i sërbëve është i ndaluar në kontekstin e datave të rëndësishme, të ushqyerit e kulturës dhe identitetit, u janë uzurpuar të gjitha të drejtat e tyre, nga ato politike e deri tek të drejtat themelore të njeriut" ka vënë në dukje Vuçeviq.

Siç shtoi ky i fundit, gjithmonë është i magjepsur se një numër jo i vogël i organizatave joqeveritare në Sërbinë qëndrore, heshtën plotësisht kur ishte fjala për sërbët në Kosovë.

“Kjo për ta, është gropë e zezë në hartë. Nuk do të doja që të më mbronte Rada Trajkoviq, ajo ka kaq shumë deklarata të turpshme sa janë shumë për 100 vitet e ardhshme. Nuk mund t'i kuptoj këta njerëz që nuk duan të jenë ata që janë biologjikisht. Danillos nuk i dëmtohet cipa e faqes dhe fytyra e familjes së tij apo dhe e kombit” përmbylli Vuçeviq.

Kujtojmë se Danillo Vuçiq mori pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanicë dhe mbante veshur bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”. Policia kosovare ndali autoveturën në të cilën ndodhej dhe i kërkoi që të hiqte bluzën për të cilën ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla tha se ishte “provokuese për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha se djali i tij nuk pranoi të hiqte bluzën e më pas policia i drejtoi pushkën duke e pyetur: "Emri i babait?" ku Danillo i’u përgjigj: "Aleksandar! Ky është im at dhe presidenti juaj".