Vuçeviq: Kriza në veri të Kosovës përfundoi falë politikës solide të Vuçiq dhe unitetit të popullit
Ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë sot se “Ushtria e Sërbisë më e fortë, më e mirëpajisur, është faktor që na largon prej konflikteve të mundshme", transmeton Nova.
Vuçeviq për televizionin B92 ka thënë se "Kur ke ushtri të fortë nuk bie lehtësisht pre, ashtu sikurse nuk je thes për t’u goditur nga askush", dhe kjo sipas tij, ka qenë një arsye më shumë që kriza në veri të Kosovës përfundoi pa konflikt në kohën kur sërbët ngritën barrikadat në rrugë si shenjë proteste për arrestimin e ish efektivëve të policisë kosovare me komnbësi sërbe.
Sipas tij kriza në veri të Kosovës përfundoi pa ndonjë tentativë për përdorimin e forcës nga ana e qeverisë në Prishtinë me qëllim heqjen e barrikadave dhe kjo, falë “politikës solide” e cila “personifikohet” tek presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe veç kësaj edhe si rjedhojë e “unitetit të popullit sërb në Kosovë e Metohi të cilët në mënyrë paqësore e demokratike, mbrojtën të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore”.
"Ushtria e Sërbisë është qartësisht e pozicionuar dhe Sërbia nga ana e vet, u’a ka bërë të qartë të gjithëve se egzistojnë “linja të kuqe” ka thënë Vuçeviq duke shtuar se se kjo, do të thotë se nuk mundet dhe nuk do të ketë më operacione si “Stuhia” apo “Blici” përmes të cilave u dëbuan sërbët nga Kroacia në vitet ’90 të shekullit të kaluar “as persekutim të ri të sërbëve në Kosovë e Metohi nuk do të ketë”.
Sipas tij “gjithçka tjetër duhet të shtrohet në tryezën e bisedimeve, por nuk do të ketë më as kolona refugjatësh”.
0 komentet