Angjellkoviq: Sulmi ndaj fëmijëve sërbë akt terrorist i cili shkakton intolerancë fetare dhe kombëtare
Ish kryetari i qeverisë së Kosovës Zoran Angjellkoviq ka thënë se sulmi i Azem Kurtajt efektiv i FSK një natë para Krishtlindjes ndaj Stefan dhe Millosh Stojanoviqit në Gotovusha të Shtërpcës, nuk ka qenë vrasje në tentative, por një akt terrorist si pasojë e intolerancës fetare dhe kombëtare, transmeton Kurir.
“Ne kemi përgjegjësi të ushtrojmë presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare të qartësojë përse është akt terrorist sulmi i një kamioni në një shesh në Gjermani dhe nuk është veprim terrorist kur një efektiv i organeve zyrtare qëllon në drejtim të fëmijëve”, ka thënë Angjellkoviq në emisionin "Pulsi i Sërbisë".
Ai ka sqaruar se presioni ndaj Kurtit nuk ka kuptim nëse ndaj tij nuk ushtrohet presion direkt prej BE dhe NATO.
“Na duhet të insistojmë në këtë se bëhet fjalë për intolerancë fetare e kombëtare të shkaktuara nga papërmbajtshmëria e efektivëve që i përkasin organeve shtetërore të ashtuquajtura të Kosovës“ ka thënë Angjellkoviq.
Ky i fundit shtron pyetjen nëse është dërguar qëllimisht në mënyrë zyrtare për të ngacmuar sërbët?
Angjellkoviq ka theksuar se KFOR është dërguar me urdhër pune për të mbrojtur shqiptarët.
„Po ju them atë që më thanë oficerët e tyre, se ata kanë urdhër pune për të mbrojtur shqiptarët, jo ne”, ka thënë Angjellkoviq.
Ky i fundit ka theksuar se duhet të insistohet për kthimin e policisë dhe ushtrisë me qëllim ruajtjen e enklavave sërbe, të mbrohen pasuritë fetare dhe shpirtërore të kishave dhe manastireve, si dhe efektivë të policisë sërbe të jenë nëpër pikat kufitare.
komentet