Vuçeviq: Ka sinjale që Prishtina mund të pranojë hyrjen e mallrave sërbe në Kosovë
Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë mbrëmjen e sotme se ka sinjale që Prishtina mund të lejojë hyrjen e mallrave sërbe në Kosovë.
"Ka disa sinjalizime se Prishtina mund të bëjë lëshime, pra të pranojë hyrjen e mallrave sërbe në Kosovë. gjermanët tashmë këtë e kanë promovuar mjaft përmes marrëveshjes së re të CEFTA çka kërkon prej nesh shumë mençuri dhe taktikë. Të shikojmë nëse kjo do të arrihet para darkës së 10 vjetorit të procesit të Berlinit", ka thënë Vuçeviq për Juronjuz Sërbia.
Ai tha se sërbëve në Kosovë u mungon siguria si kusht i të gjitha kushteve për jetë normale.
"E pastaj dëgjoni që fëmijët nuk kanë marrë vaksinat e radhës, që nuk mund të vaksinohen, të marrin ilaçe, se ju mungojnë pajisjet, gjithçka që nevojiten për të jetuar e punuar” ka thënë kryeministri i Sërbisë.
Ky i fundit paralajmëroi se Sërbinë e pret telash i madh në lidhje me Kosovën.
Bëri të ditur se Qeveria e Sërbisë po punon mjaftueshëm për masat që ka bërë të ditura presidenti Aleksandar Vuçiq.
"Po përgatisim të gjitha aktet që Kosova të shpallet zonë e veçantë e mbrojtjes sociale, si ndryshimin tek ligji për procedurën penale për juridiksionin e institucioneve gjyqësore dhe përgatisim vendimin e Kuvendit të Sërbisë që i shpall ilegale të gjitha aktet që janë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura qysh prej vitit 2008 dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë. Përmes kësaj, po vazhdojmë aktivitetet diplomatike” tha Vuçeviq.
Pyetjes nëse priste që atë propozim t’a mbështesë dhe opozita, u përgjigj se nuk ishte i sigurt, por do të donte që kjo të ndodhë.
“Do të kemi dy këndvështrime-një do të na thotë se duhet t’a pranojmë realitetin dhe pavarësinë kosovare, ndërsa tjetra se si kemi tradhtuar dhe shitur dhe si do bëhet me ushtrinë... Të dyja këto politika janë katastrofike”, nënvizoi kryeministri.
Ky i fundit ka shtuar se tashmë në parlament ka pyetur deputetët e opozitës se cili është pozicioni i tyre politik për çështjen e Kosovës.
"Kuptoj qëndrimin kritik, por jo dhe çfarë është alternativa e tyre. Dhe tek kjo sërish do të na shesin historinë-se kur të ndryshohet pushteti jodemokratik në Sërbi-atëherë kjo do të dakordësohet me shqiptarët përmes dialogut…. Shqiptarët nuk duan marrëveshje përveç asaj që ne të njohim Kosovën. Nuk u intereson atyre marrëveshje me sërbët, Sërbinë përveçse ne të themi që Kosova është e pavarur” ka thënë Vuçeviq.
Sërbëve në Kosovë thotë ai, është shumë e vështirë dhe e rëndësishme të thonë hapur se çfarë mund të bëhet, duke mbrojtur të gjithë vendin.
"Mund t’u japim asistencë të lartë sociale dhe të luftojmë edhe më fort politikisht dhe diplomatikisht, të merremi përditë me Kosovën dhe Metohinë dhe jo meqë ra fjala….” Ka thënë Vuçeviq.
Ky i fundit tha se në marrëveshje me presidentin, çdo ministri të ketë skuadër që të merret përditë me Kosovën, pasi sikurse tha, pak njerëz e bëjnë këtë përditë, ndonëse nga ana tjetër njerëzit vetëm me këtë merren.
"Kurti nuk ka Ekspo, nuk ka Bio4kampus, nuk ka sindikata arsimtarësh, fermerësh, rritje pensionesh, nuk ka autostrada… Për ta axhenda e vetme është të zgjidhin çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe të qërrojnë sërbët nga Kosova” ka thënë kryeministri Vuçeviq.
0 komentet