Vuçeviq: Lista Sërbe e shënjestruar si lista më autentike e popullit sërb
Kryetari i Qeverisë së Sërbisë Millosh Vuçeviq duke folur rreth sfidave për 2025, vuri në dukje se sfida rreth Kosovës, mbetet dhe se është çështje e padiskutueshme e të gjitha çështjeve, transmeton RTV.
"Po shkojmë drejt zgjedhjeve krahinore të 9 shkurtit. Lista Sërbe është e shënjestruar si lista më autentike e popullit sërb. Besoj se kështu e shikojnë dhe sërbët në Kosovë e Metohi.
Kurtit i nevojitet të marrë një pjesë të mandateve të garantuara që i takojnë komunitetit sërb që të mund të ndryshojë Kushtetutën. Ndaj bën këto parti thuajse sërbe që marrin pjesë në zgjedhje dhe i financon, fatkeqësisht dhe në mesin e popullit tonë, të cilët i’u drejtuan Kurtit për privilegje financiare. I udhëheq interesi vetjak” ka thënë Vuçeviq.
Sipas fjalëve të këtij të fundit, ngelet çështja e stabilitetit rajonal dhe nuk është optimist i madh rreth procesit të mëpasshëm të rishikimit të Marrëveshjes së Dejtonit.
"Ata përherë shkojnë në drejtimin se Republika Sërbe e Bosnjës është e pakuptimtë. Këtë vit është 30 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes që solli paqe në hapësirën e B&H", ka thënë Vuçeviq.
0 komentet