Vuçeviq: Kurti beson se Sërbia pa Vuçiqin në krye të shtetit do të jetë shënjestër e lehtë
Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë se dëshira e kryeministrit kosovar Albin Kurti që Sërbia të ndalë zhvillimin e vet dhe që të shembë vendin e presidentit Aleksandar Vuçiq me qëllim që të realizojë lehtësisht ëndërrën e vet.
Vuçeviq për rastin e mbështetjes së studentëve në Sërbi nga ana e Kurtit, ka theksuar se kur Kurti dëshiron diçka për Sërbinë, çdo njeri i ndershëm duhet të dijë se kjo nuk është gjë e mirë.
“Për të gjithë është e qartë kur Kurti mbështet dikë në Sërbi, mendoj se çdo njeri i ndershëm duhet të jetë në anën tjetër. Ky për ju është treguesi më i mirë kur ai i dëshiron diçka për Sërbinë menjëherë duhet t’a dini që kjo nuk është e mirë. Apo kur ai favorizon ndokënd, kjo sigurisht nuk është e mirë për qytetarët tanë dhe për Sërbinë tonë dhe shikoj që për të dëshira është që Sërbia të ndalet në zhvillimin e vet dhe kjo nuk është dëshira e parë e tij e gërmëzuar që të shembë Aleksandar Vuçiqin nga posti i presidentit të Republikës, kjo për të është synimi kryesor politik", ka thënë Vuçeviq.
Sikurse shtoi, Kurti beson se Sërbia pa Vuçiqin në krye të shtetit do të jetë shënjestër e lehtë sesi ai të arrijë të përmbyllë pavarësinë kosovare.
“Kurti mendon se pa Aleksandrin, Sërbia do të ishte shënjestër e lehtë, pra Kosova të përmbyllte lehetësisht pavarësinë e saj për të cilën ëndërron dhe për të cilën ai jeton dhe punon, ku unë nuk dyshoj tek kjo", tha Vuçeviq.
0 komentet