Zyra për K&M: Policia Kosovare sekuestroi flamuj sërbë në prag të Krishtlindjes

Gornje Kusce
Burim: Kancelarija za KiM

Pjestarët e Policisë Kosovare të Kurtit ushtruan kontroll mbasditen e sotme pikërisht një ditë para Krishtlindjes në hyrje të fshatit sërb Kusca e Sipërme, tek sërbët dhe automjetet e tyre në kërkim të flamujve sërbë. Një nga sërbët që ndaluan, i morën forcërisht flamurin sërb, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës për K&M.

Sikurse theksohet në njoftim, “falangat e Kurtit qëllimishëm në një nga festat më të rëndësishme fetare sërbe, tentuan të shkaktojnë incident dhe të frikësojnë sërbët, duke u pamundësuar të festojnë Krishtlindjen, ndërsa janë të vetëdijshëm për faktin se sërbët shkojnë në natën e Krishtlindjes duke mbajtur flamurin sërb”. . 

“Sipas rregullit, Kurti dhe regjimi i tij në Prishtinë, shfrytëzojnë festat e veçanta të mëdha tek sërbët për të shkaktuar tensione ndëretnike dhe sërbëve t’u përcjellë mesazh se për ta në Kosovë e Metohi nuk do të ketë kurrë paqe, kështu që pa paqe dhe pa shqetësim, nuk mund të festojnë as Krishtlindjen. Trengjyrëshi sërb nuk kërcënon askënd, përkundrazi, para Krishtlindja dhe Krishtlindja, janë pikërisht ditët që sërbët festojnë me të dashurit e tyre, çka regjimit në Prishtinë nuk i vjen përshtat. Kurti nuk do t'i pengojë sërbët të festojnë Krishtlindjen ashtu siç duhet dhe as të veshin tringjyrëshet sërbe, sepse sërbizmi është gjithmonë dhe përgjithmonë në zemër, ashtu sikurse ai dhe pothuajse sërbët e tij, kurrë  nuk do t’a kuptojnë” shkruhet në njoftimin e Zyrës për K&M.