Vuçeviq: Kërcënimet ndaj bashkëshortes së Miljan Deleviqit janë në vazhdën e terrorit të ekstremistëve të Kurtit
Zv.kryeministri i Sërbisë dhe ministry i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë se kërcënimet përmes rrjeteve sociale ndaj bashkëshortes së të lënduarit Miljan Deleviq, janë në vazhdën e terrorit që kjo familje po përjeton nga “nga ana e ekstremistëve shqiptarë dhe specialet e Kurtit të cilët qëlluan mbi bashkëshortin e saj”.
Për Kosovo onlajn, Vuçeviq ka deklaruar se nuk ka dyshim se të tilla mesazhe janë të inspiruara prej politikës ekstremiste të kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe Prishtina.
"Por edhe heshtja e zëshme e bashkësisë ndërkombëtare për çdo lëndim sërbësh, është e dukshme që nuk egziston", thekson Vuçeviq.
Ky i fundit shton se përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe KFOR janë të obliguar të mbrojnë sërbët në Kosovë.
"Ka një fushatë brutale antisërbe dhe kriminale që po zhvillohet me qëllim dëbimin e sërbëve prej Kosovës e Metohisë. Kujtoj këtu se përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe KFOR janë të obliguar të mbrojnë popullin tonë në krahinë në bazë të Rezolutës 1244”, tha Vuçeviq dhe shtoi se shteti sërb do t'i ofrojë të gjithë mbështetjen dhe ndihmën familjes Deleviq.
0 komentet