Vuçeviq për mbylljen e Drejtorisë Tatimore: As në ditën e dytë të Krishtlindjes sërbët nuk kanë qetësi

Premijer Srbije Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka reaguar për mbylljen e Drejtorisë Tatimore në Mitrovicën e Veriut duke thënë se sërbët në Kosovë as në ditën e dytë të Krishtlindjes nuk kanë qetësi pasi nuk ka fund terrori i kryeministrit kosovar Albin Kurti.

“Nuk ka fund terrori i Kurtit ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi.  Sikur të mos mjaftonin lëvizjet e tij të mëparshme, të drejtuara ekskluzivisht ndaj sërbëve, për t'ua vështirësuar jetën normale dhe mbijetesën në Kosovë e Metohi, vijoi veprimet e dhunshme dhe provokimet e tij në ditën e dytë të Krishtlindjes. Inspektorët e tij dhe e ashtuquajtura policia kosovare, bastisën filialin e Drejtorisë Tatimore të Ministrisë së Financave të Qeverisë së Republikës së Sërbisë në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilën pas kontrollit e mbyllën. E turpshme dhe e papranueshme, sepse edhe në këtë festë të madhe kristiane, sërbët në Kosovë dhe Metohi nuk kanë qetësi” ka shkruar Vuçeviq në Instagram.

Sikurse shtoi, Kurti me këtë dëshmoi se nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve por atij i intereson vetëm shkaktimi i destabilitetit. Vuçeviq tha se Kurti nuk do të mund të arrijë që të thyejë sërbët pasi shteti i Sërbisë përherë do të jetë me popullin e vet.

“Që nuk ka më sërbë në Kosovë e Metohi, se duhet t'i kryeqësojë rrugët me ta përgjithmonë. Por Kurti duhet t’a dijë se këto lëvizje patetike dhe mjerane nuk do të thyejnë sërbët në Kosovë e Metohi. Shteti i Sërbisë përherë do të qëndrojë pranë popullit të vet në Kosovë e Metohi”, konkludoi Vuçeviq.