Zyra për KdheM: Kurti nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve, por ndryshim të dhunshëm të strukturës etnike në veri

Poreska uprava
Burim: Kosovo Online

Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se mbyllja e Administratës Tatimore në Mitrovicën e Veriut është tregues i qartë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve, por ndryshim të dhunshëm të strukturës etnike, veçanërisht në veri të Kosovës.

“Mbyllja e paligjshme e sotme e Administratës Tatimore Serbe në Mitrovicën e Kosovës nga Prishtina është një tregues i qartë se Kurti nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve apo bashkëjetesën paqësore në territorin e Kosovës dhe Metohisë, por një ndryshim të dhunshëm të strukturës etnike, veçanërisht në veri dhe konsolidimi i pushtimit të tij dhe mbretërimi i terrorit”, thuhet në njoftim.

Sipas Zyrës për KdheM, Kurti, i cili nuk u dëshiron asgjë të mirë serbëve në Kosovë, së bashku me pasardhësit e tij si Nenad Rashiq, programin e tij parazgjedhor e mbështet ekskluzivisht në shfarosjen e serbëve dhe dëbimin e tyre nga territori i Kosovës, për të penguar edhe më tej votën e serbëve në zgjedhjet e ardhshme dhe kështu i ndihmon kandidatët e tij të preferuar të vazhdojnë politikën e tyre antiserbe.

“Largimi i rreth 80 punonjësve të Administratës Tatimore në rrugë është shkelje brutale e të drejtave të tyre themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtën për punë, por ajo që është e rëndësishme është që shteti i Serbisë nuk do të lejojë që ekzistenca e punëtorëve tanë të kërcënohet apo të të mbeten pa të ardhura për të jetuar. Dhe kjo është ajo që më së shumti e lëndon Kurtin, që nuk mund t'i ndalë ndihmat për popullin serb në Kosovë dhe Metohi, se nuk mund ta thyejë shpirtin apo vullnetin e popullit serb për të mbijetuar në vatrat e tyre shekullore”, kanë thën nga Zyra për KdheM.

Siç theksuan ata, veçanërisht shqetësuese është mosreagimi i komunitetit ndërkombëtar, i cili po vëzhgon veprimet e Kurtit.

“Shqetësues i veçantë është mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar, nga i cili kërkojmë edhe një herë që të përcaktojë qartë lëvizjet e paligjshme të Prishtinës dhe t'i përgjigjet pyetjes se a po i përkrahin duke mos reaguar, duke qenë prezent në terren dhe gjatë aksioneve të policisë së Kurtit, në fakt po i mbrojnë veprimet e tyre”, thuhet në deklaratën e dërguar për media.