Lista Serbe: Me mbylljen e Administratës Tatimore, Kurti vazhdon fushatën zgjedhore pas shpinës së popullit serb
Duke mbyllur në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut dhe duke hedhur në rrugë 80 punëtorë serbë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti vazhdoi fushatën e tij elektorale, të cilën e zhvillon ekskluzivisht pas shpinës së popullit serb, sepse nuk ka çfarë t'u ofrojë votuesve të tij, ka vlersuar Lista Serbe.
Siç thuhet në njoftimin e Listës Serbe, ka keqtrajtim dhe keqpërdorim të personave që tërë jetën e tyre të punës e kanë kaluar në atë objekt dhe i kanë shërbyer me nder të gjitha komuniteteve pa përjashtim.
“Ne tashmë sot do të takohemi me punonjësit e prekur të Administratës Tatimore dhe do të diskutojmë me ta të gjitha llojet e ndihmës dhe mbështetjes dhe do të përcjellim mesazhin se asnjëri prej tyre nuk do të mbetet pa të ardhurat e tyre dhe se ekzistenca e tyre do të jetë e sigurt. Ndërsa Kurti, me njësitë e tij policore dhe ministrat e dëgjueshem si Nenad Rashiq, pushton dhe grabit ndërtesat dhe objektet serbe me dhunë, ai nuk mund ta detyrojë popullin serb të largohet nga vatrat e tyre shekullore dhe as të pengojë ne dhe shtetin e Serbisë që të ndihmojmë popullin tonë“, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
0 komentet