Vuçeviq: Mjafton një çakmak dhe situata në Kosovë të ndizet

Miloš Vučević.jpg
Burim: happy tv

Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë se situata në Kosovë vijon të jetë mjaft e nderë dhe për këtë mjafton vetëm një çakmak për t’i vënë zjarrin, transmeton Danas.

Vuçeviq ka vlerësuar se është shihet qartë se po bëhet një luftë shumë perfide për t'u bërë me dije sërbëve se nuk janë të mirëpritur në Kosovë dhe në heshtje të shkaktojnë një tjetër eksod.

“Qytetarët duhet ta dinë se Sërbia do të qëndrojë e palëkundur karshi marrëveshjes politike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por kurrë nuk do të lejojmë “Stuhi’ të re” ka thënë Vuçeviq.

Kz i fundit deklaron se Sërbia qëndron e palëkundur dhe këmbëngulëse në kërkesën e saj për kthimin në Kosovë të ushtarëve dhe policëve në përmbushje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.