Vuçeviq e konfirmon: Pjestarë të Ushtrisë së Sërbisë i kanë dorrëzuar KFOR kërkesën për kthimin e 1000 forcave të Ushtrisë dhe Policisë
Zv.Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka konfirmuar sot gjatë një vizite në Flotën Lumore në Novi Sad, se përfaqësues të Ushtrisë së Sërbisë i kanë dorëzuar shkresërisht KFOR kërkesën për rikthimin e gati 1000 pjestarëve të ushtrisë dhe policisë së Republikës së Sërbisë në territorin e Kosovës, konfirmon Ministaria e Mbrojtjes.
Vuçeviq ka thënë se mëngjesin e sotëm rreth orës 11 në Merdare është dorëzuar kërkesa e Sërbisë për rikthimin e ushtrisë sërbe në Kosovë, krahas imejlit të nisur në orën 1 të mëngjesit përmes rrugës elektronike nga Ushtria e Sërbisë, bashkangjitur vendimin e Qeverisë së Serbisë, kërkesën dhe dokumentacionin shtesë në drejtim të zyrës së KFOR-it.
"Kam njoftuar presidentin e Republikës si komandant i përgjithshëm, kryeministren se Ushtria e Sërbisë, përkatësisht Komisioni për aplikim tekniko-ushtarak i marrëveshjes së Kumanovës pranë shefit të shtabit të Ushtrisë së Sërbisë, i kanë dorëzuar në orën 11 të mëngjesit të sotëm në kufirin administrativ të Merdares, shkresën me vendim të formësuar të stampuar, kërkesën e shtetit tonë për rikthimin e 1000 efektivëve të Ushtrisë së Sërbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht Policisë së Sërbisë. Dhe ndërkohë herët në mëngjes në orën 1 përmes rrugës elektronike Ushtria e Sërbisë i ka nisur një imejl ku përvec kërkesës ka qenë bashkangjitur vendimi i qeverisë së Republikës së Sërbisë përfshirë dhe dokumentacionin, zyrës së KFOR duke e formalizuar këtë të drejtë teknike për të vënë në lëvizje procedurën konform Rezolutës 1244, në kuadër të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të Kumanovës, kërkuam dhe shfrytëzuam atë cfarë është e definuar në aktet e të drejtës ndërkombëtare, diçka që askush nuk mund t’a kontestojë më Sërbinë në kuadër të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore dhe sigurisht për hir të mbrojtjes së popullit tonë në territorin e krahinës së Kosovës dhe Metohisë" ka thënë Vuçeviq.
komentet